Flash News

KRYESORE

Meta u tërheq ‘veshin’ të dyjave: Djegia e mandateve nga opozita, i papërgjegjshëm. Zëvendësimi i saj nga maxhoranca, i papranueshëm

Meta u tërheq ‘veshin’ të dyjave: Djegia e mandateve nga

Duke folur në Komisionin Hetimor të thirrur nga maxhoranca për shkarkimin e tij, presidenti Ilir Meta tha se shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk ishte për t’i plotësuar një tekë opozitës, por që të garantonte një proces zgjedhor gjithëpërfshirës.

Ai u shpreh se ka qenë kritik ndaj opozitës kur ajo vendosi të digjte mandatet, duke e konsideruar këtë hap si të papërgjegjshëm dhe të padobishëm.

Nga ana tjetër, Meta tha se ‘edhe maxhoranca nxitoi në mënyrë të papranueshme për të zëvendësuar dorëheqjen në bllok të opozitës’.

“Presidenti nuk ka plotësuar tekat e opozitës, por garantimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës, për të shmangur shndërrimin e zgjedhjeve në votime. Mosregjistrimi i opozitës nuk ka ndikuar në vendimmarrjen time, qëndrimi im ndaj opozitës ka qenë kritik kur dogji mandatet, isha në Berlin në atë kohë. Opozita vazhdoi dhe bëri hapin e saj në vlerësimin e papërgjegjshëm dhe të pabodibshëm, por edhe maxhoranca nxitoi në mënyrë të papranueshme për të zëvendësuar dorëheqjen në bllok të opozitës. Një akt i paprecedent pa bërë përpjekje për dialog për normalizimin e situatës në Kuvend. Vendi është në një krizë të tmerrshme përfaqësimi, për faj të dy palëve. Opozitës i duhej dhënë një mundësi të bëheshin pjesë e zgjedhjeve”, tha Meta.

Të fundit