Flash News

KRYESORE

Milani kërkon të blejë mesfushorin e kombëtares shqiptare

Milani kërkon të blejë mesfushorin e kombëtares shqiptare

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Emanuele Ndoj mund të bëhet pjesë e skuadrës së Milanit. Mesfushori i Brescia-s duket se e ka mbyllur karrierën e tij tek ekipi i Brescia-s, i cila në këtë sezon u ngjit në Serie A.

Shqiptari zhvilloi një sezon fantastik dhe fitoi vëmendjen e shumë klubeve, ndërsa drejtuesit e dallëndysheve i kanë dhënë urdhër të prerë: “ Ose ndrysho menaxher, ose shitu! Mario Giufredi, agjenti i të riut, po punon për një ekip të ri.”

Nisur nga kjo situatë, “Djalli”i ka hedhur sytë nga shqiptari, ndërsa interesimin më të madh ka skuadra e Bolgona-s.

Kuqeblutë janë më afër atij, por problem mbetet çmimi i kartonit të Ndojit, që kap vlerën e 5 milion eurove.

Të fundit