Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Mini-shengen/ Mimi Kodheli: Me rëndësi që ky organizëm të fillojë të funksionojë, serbët pro antarësimit të Shqipërisë në BE
Ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka folur rreth mini-shengenit, apo shengenit Ballkanik, pas nënshkrimit në Novi Sad të marrëveshjes për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, midis kryeministrit Edi Rama, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Kodheli ishte e ftuar tek emisioni ’45 minuta’ në Report TV ku ndër të tjera u pyet edhe rreth skepticizmit që opozita ka treguar rreth kësaj marrëveshje.
“Skepticizmin tek opozita, le të themi, po e pranoj kollaj, sepse është në detyrën e opozitës të jetë skeptike. Nuk më shqetësojnë komentet dhe krahasimet me të kaluarën, që dikush mbase e njeh mirë dhe e kthen të kaluarën në ditët e sotme. E rëndësishme është që ky organizëm të fillojë të funksionojë me gjëra të prekshme”, tha Kodheli.
Ish ministrja e Mbrojtjes u shpreh se njerësit në fund të ditës kanë nevojë të gjejnë tregje dhe qytetarët të lëvizin të lirë dhe të pabezdisur.
Për sa i përket marrëdhënies mes Serbisë dhe Kosovës, Kodheli tha se do të ishte shumë bukur që një ditë jo të largët të gjendej një zgjidhje që do t’i kthente ato në normalitet.
Ajo theksoi se duhet të marrin fund skena dhe histori të tilla që pjestarë të një delegacioni të mos pranojnë të ulen në tryezë, për faktin se aty gjenden flamuj shqiptarë.
“Ne jemi shumë larg kësaj, sepse jemi shumë më tolerantë se Serbët”, tha Kodheli.
Ajo deklaroi se marrëdhëniet e ndera krijohen nga palët politike, e jo nga qytetarët. Kodheli u shpreh se madje, shqëria civile e Serbisë i ka shkruar një letër Parlamentit Evropian ku i thonë se janë pro anëtarsimit në BE të Shqipërisë.
“Shpesh herë ne jemi të burgosur të steriotipeve tona sepse nuk shohim më larg se hunda jonë”, deklaroi ish ministrja e Mbrojtjes.