Flash News

KRYESORE

Ministri Di Maio telefonon Ramën dhe Bashën, çfarë ju tha për Reformën Zgjedhore

Ministri Di Maio telefonon Ramën dhe Bashën, çfarë ju tha

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ajo çfarë u tha De Maio të dyve është se ftoi të dy liderët t’i përmbahen marrëveshjejes për Reformën Zgjedhore për miratimin e ligjit në parlament përpara pushimeve verore.

Po ashtu ai i përgëzoi për progresin e arritur.

“Çështjet që ende duhen diskutuar janë të rëndësishme, por po kaq e rëndësishme është ruajtja e një fryme konstruktive si dhe të qenit të hapur për dialog. Miratimi i një ligji të ri zgjedhor konfirmon faktin se të dy palët mund të punojnë së bashku për arritjen e objektivave të përbashkëta”, tha ai.

Gjatë bisedës me Ramën, Di Maio nënvizoi gjithashtu rëndësinë për të vijuar me procesin e reformave.

Ministri di Maio propozoi aktivizimin sa më të shpejtë të Komisionit ekonomik të përbashkët Itali – Shqipëri, kuadër i cili mund të mundësojë dhënien e shtysës së duhur për rritjen e investimeve mes Italisë dhe Shqipërisë si dhe marrjen në konsideratë e më tej zgjidhjen e nevojave të sipërmarrësve italianë në Shqipëri dhe atyre shqiptarë në Itali.

Gjatë bisedës me kreun e opozitës, ministri italian shprehu sërish vlerësimin për përparimet në arritjen e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës përsa i përket reformës zgjedhore, duke shpresuar në ruajtjen e një fryme bashkëpunuese për vijueshmërinë me axhendën e reformave.

Të fundit