Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ministrja Manastirliu: 105 qytetarë morën mjekim në Tiranë dhe Durrës
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu informoi se 105 qytetarë kanë marrë shërbim nga stafi mjekësor si në Tiranë ashtu edhe në Durrës. Ajo shtoi se të gjitha strukturat janë të angazhuara për t’i shërbyer njerëzve në nevojë.
“Në spitalin e Durrësit janë paraqitur rreth 21 qytetarë që kanë marrë shërbime të ndryshme, kryesisht problematika që lidhen me dëmtime të gjymtyrëve. Aktualisht janë 5 qytetarë. Në total janë paraqitur 105 qytetarë që kanë marrë shërbime. Shumica janë trajtuar kanë marrë shërbimet e nevojshme dhe janë larguar. Tek Trauma, janë 74 qytetarë që kanë marrë shërbime dhe aktualisht janë 10 pacientë që po marrin ndihmën e nevojshme dhe po kryejnë ekzaminime.
I gjithë shteti është në terren, strukturat janë të angazhuara. Mbledhja e qeverisë do të jetë për masat e marra në këto orë”, deklaroi Manastirliu për News 24..