Flash News

KRYESORE

Miratohet drafti antishpifje. Rama kërkon të censurojë portalet: Gjoba deri në mbyllje

Miratohet drafti antishpifje. Rama kërkon të censurojë portalet:

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot “Paketën Antishpifje”. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila nënvizon se kjo paketë nuk e cënon fjalën e lirë.

Fokusi i paketës është rregullimi i regjistrimit të platformave ‘online’, ose ndryshe portaleve, që vijnë pikërisht nga mungesa e transparencës së tyre.

“Paketa Antishpifje konsiston në ndërhyrjet ligjore në ligjin “Për mediat audiovizive, ligjin “Për komunikimet elektronike, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” si edhe në VKM-në për masat e mbrojtjes së fëmijëve nga aksesi në përmbajtje të paligjshme në internet”-bën me dije Gjonaj.

Sipas Gjonajt këto ndërhyrje sigurojnë:

1.Procedura të shpejta administrative mbi trajtimin e ankesave për programet e publikuara nga Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike

2.Reagim të shpejtë të institucioneve publike në rast të konstatimit të cënimit të të drejtave të indidëve, duke parashikuar një procedurë të qartë me hapa konkretë për trajtimin e ankesave.

3.Krijimin e një regjistri që administrohet nga AKEP ku regjistrohen Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike, të pajisur me numër të regjistrimit të personit të tatueshëm, ose të regjistruar në regjistrat tregtarë.

4.Ofruesit e shërbimeve mediatike do të monitorohen nga AMA.

Së fundmi, ju informoj, se kjo paketë është konsultuar jo vetëm me aktorë vendas, grupe interesi dhe gazetarë, por edhe partnerë ndërkombëtarë si OSBE dhe Bashkimi Evropian.

Paketa antishpifje ka ngjallur më herët debate nga profesionistë të medias, të cilët nuk bien dakord pasi mendojnë se kjo nismë nuk zgjidh realisht problemet e medias.

Të fundit