Flash News

KRYESORE

Mogherini: Nëse sheh hartën, Ballkani është në Evropë

Mogherini: Nëse sheh hartën, Ballkani është në

Përfaqësuesja për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini thotë se Ballkani është në Evropë, të paktën nëse sheh hartën.

“Kur shikon hartën e Europës, sheh se Ballkani është në Evropë. Prandaj unë në vend të zgjerimit, preferoj të them ribashkim të Ballkanit me Evropën”, është shprehur Mogherini.

Duke vlerësuar marrëveshjen e arritur midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjen e emrit, Mogherini tha se pret që Shkupi dhe Shqipëria të nisin në qershor procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Të fundit