Flash News

KRYESORE

Mrekullia/ Foshnja e varrosur gjendet e gjallë (Foto)

Një foshnje e seksit femër është gjetur e gjallë pasi ishte varrosur më parë, prej nuk dihet sa kohësh.

Abhinandan Singh, një banor i Uttar Pradeshit në Indi, u tha reporterëve të BBC se fëmija ishte gjetur nga një fshatar, i cili në ato momente po varroste fëmijën e vet që kishte vdekur pak minuta pas lindjes.

Foshnja ishte futur në një enë balte dhe ishte varrosur 90 centimetra nën dhe. Ajo u çua menjëherë në spital ku po e merr veten.

Policia ka nisur ndërkohë punën për zbardhjen e kësaj ngjarje.

“Ne po përpiqemi të gjejmë prindërit e vajzës dhe besojmë se kjo gjë ka ndodhur me lejen e tyre”, u tha gazetarëve Singh.

Të fundit