Flash News

KRYESORE

MSH: Deri tani 17 raste të dyshimta, por rezultuan negativë; Udhëtarët që vijnë nga zonat e prekura në Itali të vetizolohen

MSH: Deri tani 17 raste të dyshimta, por rezultuan negativë;

Ministria e Shëndetësisë deklaron se Shqipëria nuk rezulton e prekur deri tani me asnjë rast të infektuar me coronavirus.

Sipas specialistes së ISHP, Eugena Tomini deri tani janë analizuar 17 raste të dyshuara, por kanë rezultuar negativë.

“8 raste kanë histori udhëtimi me Kinën dhe 9 të tjerë me Italinë.

Në Rinas po kryehet monitorimi i temperaturës për udhëtarët nga linja të ndryshme. Ata që vijnë nga Italia, sidomos nga zonat e prekura dhe dyshojnë se kanë patur kontakte me persona të infektuar me Covid-19, rekomandohet të vetizolohen për 14 ditë. Ata që kanë shfaqur shenja klinike të telefonojnë në numrin 127 për udhëzimet”, tha Tomini.

Kujtojmë se pas shpërthimit të virusit në Itali, kryesisht në atë veriore, listës së vendeve të prekura janë shtuar shumë shtete të Evropës, madje edhe Maqedonia e Veriut dhe Greqia një ditë më parë.

Të fundit