Flash News

KRYESORE

“Mund të ndodhë ’97-të në forma të tjera, nëse zgjidhja nuk gjendet shpejt”

“Mund të ndodhë ’97-të në forma të tjera,

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi është i shqetësuar me situatën politike në vend, në një kohë që mazhoranca nuk po bën asnjë hap për dialog. Në emisionin ‘Dritare’, Shehi paralajmëroi se nëse kriza zgjat, atëherë mund të ndodh një 97-të e dytë në forma të tjera.

“1997 nuk besoj se do të ndodhë. Larg qoftë që të ndodhë më ajo që ka ndodhur në vitin 1997. Por unë besoj se mund të përsëritet një 1997 e 2019-s, pra në forma të tjera.

Mund të ndodhë sepse shqiptarët janë të rebeluar ndaj kësaj qeverie, ndaj asaj që bën kjo qeveri. Kjo qeveria grabit çdo gjë që ka Shqipëria. Rama grabit, duke na thënë se ka 1 milionë vota dhe mund të bëjë gjithçka. Ky po rri në pushtet dhe po rri në pushtet gjatë si Enver Hoxha dikur”, deklaroi Shehu.

Shehi shtoi se Rama ka kapur të gjitha institucionet dhe se e ka mendjen vetëm të grabisë shqiptarët. “Rama nuk ka lënë institucione të lira. Ka marrë Bankën e Shqipërisë, ka marrë Prokurorinë, gjykatat, këtu gjithçka është në duart e Ramës. Ky njeri e ka mendjen vetëm të grabisë, prandaj shqiptarët duhet të reagojnë sot”, deklaroi Shehu.

Të fundit