Flash News

KRYESORE

Nadler: Me këto akuza, Trump shpallej fajtor për 3 minuta në një gjykatë penale

Nadler: Me këto akuza, Trump shpallej fajtor për 3 minuta në

Udhëheqësi i komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve Jerrold Nadler deklaroi se ekziston një çështje e fortë kundër presidentit Donald Trump.

Kongresmeni u shpreh se kreu i shtetit amerikan “do të shpallej fajtor brenda tri minutash nëse ai do të përballej me këto akuza para një jurie të gjykatës penale". Kjo sepse ai abuzoi me postin e tij duke i kërkuar Ukrainës të hetojë një nga kundërshtarët e tij kryesorë të demokratëve në zgjedhjet e vitit 2020, ish-nënpresidentin Joe Biden”.

“Nëse presidenti Trump do të kishte ndonjë provë shfajësuese, do ta kishte bërë të ditur, sesa të refuzonte pjesëmarrjen, siç ka bërë Shtëpia e Bardhë, përpara se Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve kontrolluar nga demokratët të shqyrtonte akuzat për shkarkimin nga detyra të presidentit republikan.”, tha ai, raporton “Zëri i Amerikës”.

Nadler tha se paneli juridik, pas një seance dëgjimore të hënën mbi provat e mbledhura tashmë nga Komisioni i Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve për komunikimet mes presidentit Trump dhe ndihmësve të tij për Ukrainën, mund të votojë mbi listën e akuzave deri në fund të javës.

Në rast të një vote të plotë e Dhomës së Përfaqësuesve, mund të ketë një fajësim të Trump përpara se të fillojnë pushimet për festat e Krishtlindjeve.

Të fundit