Flash News

KRYESORE

Napoli fiton Kupën e Italisë pas lotarisë së 11-metërshave

Napoli fiton Kupën e Italisë pas lotarisë së

Napoli është fituesi i Kupës së Italisë 2019-2020. Ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso mposhti me 11-metërsha Juventusin, pasi finalja u mbyll me rezultatin 0-0.

Një fitore e merituar e Napolit, që gjatë ndeshjes goditi shtyllën dy herë, ndërkohë që u ndal edhe nga një mrekulli e Gianluigi Buffon në sekondat e fundit të ndeshjes.

Me penallti, Napoli nuk gaboi duke fituar me shifrat 4-2. Për Juventusin, gabuan nga pika e bardhë e 11-metërshit Dybala dhe Danilo, shkruan A2. Për Napolin, ky është trofeu i 6 i Kupës së Italisë, ndërsa për Gattuson, trofeu i parë si trajner.

 

Të fundit