Flash News

KRYESORE

Napoli krejtësisht në krizë, Chiesa dhe Vlahovic nderojnë Fiorentinën

Napoli krejtësisht në krizë, Chiesa dhe Vlahovic nderojnë

As Gennaro Gattuso nuk e ndihmon dot Napolin. Kjo skuadër po zhytet në krizë dhe kjo u pa edhe sonte në ndeshjen me Fiorentinën, mbyllur me fitoren e pastër 0-2 të miqve.

Chiesa dhe Vlahovic shënuan dy golat e fitores, duke i dhënë goditjen e radhës skuadrës napolitane, aty ku në verë do të transferohet Amir Rrahmani.

Ndeshja nisi më vrullshëm për Napolin. Vendësit shënuan golin e parë, por u anulua menjëherë nga arbitri. Talenti Chiesa bëri një gjuajtje të çuditshme më vonë për të gjetur golin e avantazhit. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Napoli e nisi mirë edhe pjesën e dytë, por pa konkretizuar. Vlahovic shënoi golin e sigurisë në të 74' dhe mbylli përfundimisht historinë e kësaj ndeshjeje. Fiorentina dhe Napoli kanë nga 24 pikë dhe pozicionohen në mesin e tabelës.

Të fundit