Flash News

KRYESORE

Ndihma pas tërmetit/ Edhe Turqia dërgon tri aeroplanë me ekipet e shpëtimit

Ndihma pas tërmetit/ Edhe Turqia dërgon tri aeroplanë me ekipet e
Ndërsa Shqipëria po kalon momente shumë të vështira për shkak të tërmetit që goditi në mëngjesin e sotëm vendin e deri më tani ka 18 viktima e shumë të tjerë ndodhën nën rrënoja, edhe Turqia i është bashkuar vendeve që i kanë ardhur në ndihmë. Qendra për Menaxhimin e Emergjencave dhe Tragjedive (AFAD) lajmëroi se janë nisur tri avionë me ekipet e kërkim-shpëtimit. “AFAD pas tërmetit me madhësi 6.2 në Shqipëri. 3 avionë po transportojnë ekipet e kërkim shpëtimit” , njoftoi ky institucion në Twitter. Ndihmë Shqipërisë i ka ardhur nga Kosova, Italia, Greqia dhe Rumania.

Të fundit