Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese; Rama i kthehet "opozitës" jashtëparlamentare e Presidenciale: Marrëveshjen do e zbatojmë; Kuvendi është sovran

Ndryshimet kushtetuese; Rama i kthehet "opozitës"

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimeve të opozitës së bashkuar dhe Presidencës referuar ndryshimeve kushtetuese për reformën zgjedhore.  Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama i kujton opozitës jashtëparlamentare se “kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë.”

Ndërkaq, referuar Presidencës, e cila i kujtonte numrin e deputetëve, duke treguar se Kuvendi nuk i kishte votat legjitime, Rama thekson se Kuvendi është sovran, po i dëgjon të gjithë dhe po vendos vetë.

“Shoh agjitim në radhët e opozitës jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave! Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë.

Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë! Dhe hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit…

As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet tê merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi!”, shkruan Rama.

Të fundit