Flash News

KRYESORE

Në ditët e fundit të shtatzanisë, ja si duket Arbana Osmani me barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Moderatorja Arbana Osmani është duke pushuar këto ditë të fundit të verës pranë familjes së saj në jug, edhe pse është në prag të lindjes së fëmijës së saj të dytë.

Për të gjithë ata që janë kureshtarë të shohin se si duket moderatorja në muajin e fundit të shtatzënisë gazeta Panorama Plus ka arritur të sigurojë disa foto të Arbanës në plazh.

Ky është fëmija i saj i parë me të dashurin, regjisorin Eduart Grishaj. Gjatë gjithë muajve të shtatzënisë, ajo ka qenë mjaft aktive me udhëtime të shpeshta dhe video ku eksperimentonte me gatimin, pasionin e saj të madh.

Për sa i përket emisionit të saj i cili nis në janar, vetë Arbana ka pohuar se shpreson që gjithçka të shkojë mirë dhe të jetë ajo përsëri moderatorja.

Përveç emisionit dhe pasionit të saj për gatimin, Arbana duket se nuk do të ndalojë me kaq, por së shpejti do të hapë edhe një restorant të ri në Tiranë.

Në aplikacionin “Ask me a question” në “Instagram”, një nga ndjekësit e ka pyetur Arbanën: “Pse nuk hap një restorant?” E kaq duhej që moderatorja ta pohojë se edhe kjo ide është në planet e afërta të saj.

Të fundit