Në gjurmët e al Bagdadit: Detajet e një gjuetie amerikane për kryeterroristin /DER SPIEGEL shpjegon

An aerial view taken on on October 27, 2019 shows the site that was hit by helicopter gunfire which reportedly killed nine people near the northwestern Syrian village of Barisha in the Idlib province along the border with Turkey, where "groups linked to the Islamic State (IS) group" were present, according to a Britain-based war monitor with sources inside Syria. - The helicopters targeted a home and a car on the outskirts of Barisha, the Syrian Observatory for Human Rights said, after US media said IS leader Abu Bakr al-Baghdadi was believed to be dead following a US military raid in the same province. Observatory chief Rami Abdel Rahman said the helicopters likely belonged to the US-led military coalition that has been fighting the extremist group in Syria. (Photo by Omar HAJ KADOUR / AFP)

Christoph Reuter/ DER SPIEGEL

Një ditë, do të vinin për ta kapur. Ai duhet ta ketë ditur këtë. Dhe, gjithë ata që kishin ndihmuar në shndërrimin e Shtetit Islamik në një organizatë të fuqishme, dhe që e kishin zgjedhur atë si kalifin e tyre – ishin të vdekur. Të copëtuar nga raketat e dronëve amerikanë ose të qëlluar për vdekje nga rebelët sirianë. Vetëm ai ishte ende gjallë, megjithëse pesë vjet në ndjekje të pandërprerë: Abu Bakr al-Bagdadi, udhëheqësi i Shtetit Islamik (IS).

Por me siguri ata dikur do ta gjenin. Dëshmitarët thonë se ai po bëhej gjithnjë e më shumë nervoz kur dëgjonte zhurmën e helikopterëve apo aeroplanëve. Ndoshta e ndjeu se një ditë, ajo zhurmë nuk do të largohej, por do të afrohej gjithnjë e më afër. Dhe më afër.

Bagdadi vështirë se mund ta dinte që Amerikanët po ia mbyllnin rrethin këtë vjeshtë. Për muaj të tërë, satelitët spiunë dhe dronët kishin kapur imazhe në provincën Idlib në veri-perëndim të Sirisë, ku fshihej shefi i IS. Ata qenë në gjendje ta ngushtonin rrethin gjithnjë e më shumë, derisa në fund të mbërrinin te pika Zero, një strehim në skajin perëndimor të fshatit Barisha.

Nata e së shtunës së 26 Tetorit, ishte e freskët, nga shirat e vjeshtës që filluan një javë më parë. Pak pas mesnate, qetësia e ullishtavëe u zhbë nga zhurma e helikopterëve transportues gjigant dy motorësh, CH-47 Chinook dhe shoqëruesit e tyre, helikopterët sulmues Apache. Në total, tetë helikopterë papritmas po i rrotulloheshin shtëpisë ‘sekrete’.

Shpërthimet që pasuan pak më vonë shkatërruan një nga muret e shtëpisë, pasi Delta Force qenë të kujdesshëm të mos sulmonin nëpërmjet derës kryesore për shkak të mundësisë së ndonjë mine. Helikopterët hapën zjarr nga një distancë prej 50 metrash.

ARLINGTON, VIRGINIA – OCTOBER 30: U.S. Marine Corps Gen. Kenneth McKenzie, komandant i U.S. Central Command, shpall eleminimin e Abu Bakr al-Baghdadi ne Pentagon in Arlington, Virginia. Foto: Alex Wong/Getty Images/AFP
 

Zënë në befasi

Gjithçka shkoi sipas planit. Chinooks-at u ul, ushtarët e Forcave Speciale u hodhën në tokë dhe përkthyesi që ishte në bord  shpalli përmes megafonit në arabishte, ngjyrosur me një theks jordanez ose arabo- saudit, që të gjithë banorët e shtëpive të afërta dhej të mos lëviznin.

Katër ushtarë amerikanë iu afruan dy tendave të mëdha të vendosura pranë rezidencës dhe i urdhëruan njerëzit brenda që të zhvisheshin dhe të dilnin jashtë, duke premtuar se asgjë nuk do t’u ndodhte. Ky rrëfim vjen nga një dëshmitar okular që e përshkroi skenën më vonë për DER SPIEGEL.

Njerëzve në çadra, plotësisht të befasuar, iu dhanë shkopinj floreshentë, në mënyrë që të mos ngatërroheshin me shënjestrat. Ata më pas u larguan nga kompleksi, sipas dëshmitarit. Ndërkohë, sulmi filloi me furi.

Abu Bakr al-Bagdadi, 48 vjeç, ishte terroristi më i kërkuar në botë në ato orë të para të mëngjesit të dielën e kaluar. Që nga marsi, nuk ka mbetur asgjë nga perandoria që ushtarët e tij të IS pushtuan në 2014, një zonë përafërsisht me madhësinë e Jordanisë, strehë e miliona subjekteve. Në të vërtetë, vetëm gërmadhat kanë mbetur nga regjimi i tmerrshëm i vendosur dikur nga IS, që torturonte dhe priste koka dhe skllavëronte grupe të tëra etnike.

Vitet në arrati e kishin bërë Bagdadin jashtëzakonisht të kujdesshëm deri në paranojë. Askush që mbante një telefon celular nuk lejohej t’i afrohej, dhe ai komunikonte me botën jashtë vetëm përmes korrierëve, të cilët mbanin shënime prej tij ose mesazhe verbale.

Komandanti i burgosur i IS, Ismail al-Ithawy i përshkroi New York Times, nga qelia e burgut në vitin 2018, se si shkonin takimet me Bagdadin. Së pari, ai dhe anëtarët e tjerë të rangut të lartë të organizatës duhej të dorëzonin të gjitha pajisjet elektronike, përfshirë orët. Më pas u lidheshin sytë dhe bënin xhiro në autobusë për disa orë para se të gjendeshin më në fund të ulur para Bagdadit. Vizitat zakonisht zgjasnin vetëm 15-30 minuta.

Bagdadi vazhdimisht hamendësonte: “Kush do të më tradhtojë”, thotë gjenerali Yahya Rasul, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut. Lideri terrorist, tha ai, nuk i besonte praktikisht askujt dhe ai me truprojat vazhdimisht mbanin jelekë vetëvrasës, në mënyrë që të mos kishte shanse të merreshin gjallë nga armiqtë e tyre.

Dhoma e Situatave ne White House. Foto: Shealah Craighead/The White House/Handout via REUTERS  

Synime të ndryshme

Natën e 26 tetorit, Abu Bakr al-Bagdadi kishte të veshur një jelek kamikaz. Ministri amerikan i Mbrojtjes Mark Esper do të raportonte më vonë se ushtarët i bënë thirrje shefit të IS që të dilte nga shtëpia dhe të dorëzohej. “Ai nuk pranoi”.

Fakti që ndjekësit e tij ishin në gjendje ta gjurmonin në provincën Idlib, vetëm disa kilometra larg kufirit turk, ka të ngjarë të ketë ardhur si befasi për Bagdadin. Askush, mendonte ai me sa duket, nuk priste që të ishte në Idlib.

Krahina e fundit siriane në duart e rebelëve është kryesisht nën kontrollin e një grupi xhihadist që është i lidhur me Bagdadin, si nga nga afria ideologjike dhe nga urrejtja e hidhur. Në vitin 2012, IS financoi Frontin Nusra sepse bënte kujdes të mos vepronte nën emrin e vërtetë, duke zgjedhur që të siguronte terren nën maskën e një lëvizjeje në dukje lokale. Por Fronti Nusra, i përbërë kryesisht nga sirianët, nuk mendonte njëlloj me Shtetin Islamik.

Luftëtarët e Fronit Nusra nxitën krijimin e një aleance me grupet e tjera rebele për të luftuar kundër diktatorit sirian Bashar Asad. Por IS kishte plane të ndryshme, të lidhura fshehurazi me agjencinë e inteligjencës ushtarake të Asadit. Milicia e terrorit dhe regjimi i Asadit bashkëpunuan përkohësisht në përpjekje për të mbajtur nën kontroll grupet e tjera rebele.

Në prill 2013, pati një mospajtim mes IS dhe Frontit Nusra, i cili kaloi në një aleancë të përkohshme me al-Kaidan. Udhëheqja e IS kishte vrarë një numër komandantësh të Frontit Nusra, dhe madje vrau përfaqësuesin zyrtar të al-Kaidës në Siri në 2014.

Grupet, me fjalë të tjera, mund të kenë qenë aleatë shpirtërorë, por ata ishin armiq të hidhur në fushën e betejës. Fronti Nusra, nën emrin e tij të ri të Hayat Tahrir al-Sham (HTS), u bë grupi më i fuqishëm rebel në Idlib dhe kohët e fundit rekrutoi deri në një mijë të burgosur pasues të IS pasi ata kishin ikur nga rajone të tjera drejt Idlibit. Dukej e vështirë që dikush të priste që Abu Bakr al-Bagdadi të fshihej në rajon.

Por ishte të paktën një njeri që e priste: Pritësi i tij në atë natë të fundit, Salam Haj Deeb. Në mes të të dyzetave, Deeb është me origjinë nga distrikti i qytetit të vjetër të al-Shaar në Alepo. Në një video që ka qarkulluar në internet që nga e diela e kaluar, një nom de guerre është përdorur për t’iu referuar atij, gjë që fillimisht e bëri të vështirë për ta identifikuar.

Një shtëpi në Barisha

Deeb u bashkua herët me IS, një grup që kishte ambicie kaq të ndryshme nga milicitë e tjera fanatike islamike dhe që ishte shumë më i avancuar kur ishte fjala për planifikimin, ekzekutimin dhe disiplinën. Por duke filluar në fillim të vitit 2013, IS filloi të depërtonte në zonat e kontrolluara nga rebelët në veri të Sirisë pa e identifikuar veten. Dhe Deeb ishte pjesë e kësaj përpjekje.

Në fillim të vitit 2014, grupet kryengritëse që vepronin në mënyrë të pavarur, të pakoordinuara, të pavarura, bashkuan forcat për një sulm kundër IS. Ata, me vonesë, kishin arritur të kuptonin se ky grup vrastar, shumë i organizuar, ishte përqendruar në marrjen e territorit të tyre. Të bashkuar, rebelët u treguan më të fortë se IS dhe e përzunë grupin nga Idlib dhe Alepo. Deeb duhej të ikte.

Ai u rishfaq vetëm tre vjet më vonë në Barisha. Ai kishte shumë para, por askush nga burrat me të cilët foli DER SPIEGEL nuk e di se ku i merrte. Ai nuk dha asnjë indikacion për prirjet e tij politike ose lidhjen e tij me IS, duke thënë vetëm se ishte i aftë kur bëhej fjalë për dele dhe ullinj.

Ai bleu një copë pronë ngjitur me fshatin, me një strukturë të papërfunduar, dykatëshe, të rrethuar me ullinj. Pagoi 25,000 dollarë me para të dorë. Më vonë, hapi një dyqan në fshatin fqinj, Sarmada, duke shitur thjerrëza dhe fasule së bashku me qumësht dhe djathë të prodhuar nga delet e tij.

Ai punësoi burra nga fshati për të mbaruar shtëpinë, zbukuruar me mermer luksoz. Ndërtoi një mur rrethues për një pjese të tokës. Dukej se ishte disi e madhe për të dhe familjen e djalit të tij, Muhamedit, por askush nuk e gjeti të çuditshëm këtë fakt.

Të gjithë në Idlib përfunduan duke pritur të afërmit që kërkonin t’i shpëtonin dhunës, ose u martuan pavarësisht luftës në vazhdim, ose dhanë me qira dhoma për ata që ishin shpërngulur. Erdhi një kohë kur kishte kaq shumë të ardhur në fshat, sa komuniteti dikur i ngushtë, nuk ishte më aq i afërt. Në fund të fundit,  dukej një vend i mirë për të gjetur strehë nga lufta e tërbuar në pjesë të tjera të vendit: Askush në Barisha nuk mund të kujtojë që fshati të ishte bombarduar ndonjëherë: Ishte shumë afër kufirit turk dhe shumë i parëndësishëm.

Ishte, me pak fjalë, vendi i përsosur për t’u fshehur.

 Kompleksi pas bombardimit te amerikaneve. Foto: Omar HAJ KADOUR / AFP)

Asnjë ide

Të shtunën e kaluar mes 4 pasdite dhe 6 të mëngjesit, një mysafir sekret mbërriti në shtëpinë e Salam Haj Deeb, siç disa dëshmitarë do t’i thonin më vonë DER SPIEGEL. Fillimisht ata nuk e kishin idenë se kush ishte, vetëm se ishin dy gra, disa burra dhe fëmijë në shpurën e tij. Terroristi më i kërkuar në botë kishte mbërritur, së bashku me pjesë të familjes së tij të gjerë dhe truprojat  më të besueshme.

Në këtë kohë, Bagdadi ka të ngjarë të mos e ketë pasur idenë se numërimi mbrapsht kishte filluar prej kohësh. Në vetëm gjashtë deri në tetë orë, ai dhe pothuajse të gjithë ata që ishin me të do të vdisnin.

ShBA ishte përpjekur të gjente drejtuesin e Shtetit Islamik për vite me rradhë. Amerikanët kishin arritur të vrisnin nga ajri mijëra luftëtarë të IS dhe kishin çliruar të dy qytetet e mëdha të Mosulit dhe Raqqas, duke i reduktuar të dy në gërmadha. Por ata nuk kishin qenë në gjendje të zbulonin vendndodhjet e njeriut nr. 1 në listën e të shumëkërkuarve, pavarësisht një oferte prej 25 milion dollarësh. Ishte e njëjta sasi e lënë mënjanë për kreun e al-Kaidës Ayman al-Zawahiri, por kërkimi për Bagdadi ishte shumë më intensiv.

Që nga maji, amerikanët kishin ndjekur një pistë të nxehtë. Shërbimi i inteligjencës i aleatëve të tyre kurdë, YPG, kishte arritur të rindërtonte rrugën e arratisjes së Bagdadit dhe për herë të parë, kishte të dhëna për vendndodhjen e tij. Sipas atij rindërtimi, ai ishte larguar nga krahina irakiane e Anbarit, ku kishte shkuar në janar, sipas informacioneve të shërbimeve, në pritje të rënies së Baghusit, bastioni i fundit i “kalifatit” të IS në Siri. Supozohet gjerësisht se ai u fsheh në shkretëtirën e Anbarit me një grusht të besuarish, duke pritur diku në një nga fshatrat e rajonit.

Por nuk qëndroi gjatë. Edhe në Anbar, rreziku i zbulimit ishte i lartë, me dronë amerikanë dhe irakianë që fluturonin përmbi dhe milicitë shiite të Njësive të Mobilizimit Popullor që vepronin në tokë. Pa kaluar shumë Bagdadi ishte përsëri në anën siriane të kufirit. “Përmes burimeve tona, ne arritëm të konfirmonim që al-Bagdadi ishte zhvendosur nga zona al-Dashisha në Deir ez-Zor” në Sirinë lindore “në Idlib”, Polat Can, një këshilltar i lartë i Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, shkroi në Twitter të hënën. “Që nga 15 maj, ne kemi punuar së bashku me CIA për të gjurmuar al-Bagdadi duke e monitoruar nga afër.”

Ikja nëpër të gjithë territorin drejt Idlibit në cepin më verilindor të vendit me të paktën dy gratë e tij dhe disa fëmijë, përveç dërgimit të një numri të afërmve të tij në të njëjtin drejtim: Për Bagdadin përfaqësonte një largim masiv nga masat paraprake ekstreme që ai kishte ndjekur deri në atë pikë.

Dhe ai ishte tradhtuar, ndoshta edhe disa herë.

Në Irak, agjentët e shërbimit sekret arritën të ndalojnë Muhamed Ali Ali Saeed al-Zobaie, kunatin e Bagdadit i cili vepronte si korrier për udhëheqësin e IS. Ai i çoi agjentët në një vend të fshehtë afër kufirit siriano-irakian, ku gjetën shkrime fetare, një armë dhe disa kuti të ndihmës së parë. Por gjetën gjithashtu një qese të vogël që përmbante harta të skicuara me dorë dhe shënime.

Kurdët sirianë më vonë do të pretendonin me krenari se kishin instaluar një informator afër Bagdadit. Dhe se ata kishin gjetur një palë të brendshme të Bagdadi në një strehë të braktisur që do t’i ndihmonte amerikanët të konfirmonin ADN-në e tij.

Gratë e dy vëllezërve të Bagdadit me gjasë u gjurmuan kur po përpiqeshin të iknin, dhe një nip i terroristit u arrestua. Një trafikant i rëndësishëm gjithashtu dyshohet se ka dhënë informacione.

Por kush saktësisht ishte përgjegjës për cilën pjesë të informacionit është e vështirë të përcaktohet, siç edhe roli i saktë i luajtur nga kurdët sirianë dhe shërbimi sekret irakian në operacionin Bagdadi. Të dy palët kanë hedhur pretendime konkurruese se kanë siguruar informacionin vendimtar.

Sidoqoftë, e sigurt është se që nga vera, amerikanët ishin më afër përcaktimit të vendndodhjes së Bagdadit se kurrë më parë. Që në shtator, mendohet se udhëheqësi i IS ishte gjetur në Idlib. Por, Presidenti i SHBA Donald Trump gati e shkatërroi tërë operacionin.

Fundi me dështim

Më 7 tetor, Trump ‘doli’ në Twitter për të njoftuar tërheqjen e forcave amerikane nga Siria verilindore. “Luftërat e kota të pafund, për ne, po mbarojnë!” shkroi ai. Rezultati ishte një reaksion zinxhir: trupat turke që marshuan në rajon, kurdët iu drejtuan Asadit për ndihmë dhe rusët morën përsipër kontrollin e hapësirës ajrore në veri-lindje të Sirisë nga ShBA. Filloi të duket sikur gjuetia për Bagdadin do të përfundonte në dështim.

Por përkundër kaosit në veri të Sirisë, survejimi i shefit të IS nuk u shkëput. Të enjten, 24 tetor, Shtëpia e Bardhë u njoftua nga zyrtarët e inteligjencës se ekzistonte “një probabilitet i lartë” që Bagdadi të vizitonte një kompleks të caktuar në Idlib. Të premten, opsionet e ndryshme ushtarake iu paraqitën Trumpit.

Të shtunën në mëngjes, do të thonin më vonë përfaqësuesit e qeverisë, ShBA ishte në posedim të “informacioneve operacionale”. Operacioni u emërua “Kayla Mueller”, në nder të aktivistes amerikane për të drejtat e njeriut që ishte rrëmbyer nga IS, perdhunuar nga vetë Bagdadi, sipas dëshmive të grave të tjera të burgosura, dhe më pas vdiq në rrethana të paqarta.

Ndërsa Donald Trump ishte në Kampin David duke festuar 10 vjetorin e martesës së vajzës së tij Ivanka me Jared Kushner të premten në mbrëmje, përpara se të fluturonte për në Virxhinia për një lojë golf të shtunën, përgatitjet për sulmin mbi Bagdadin ishin në zhvillim e sipër. Leja e fluturimit u kërkua, Rusia dhe nga qeveria turke u informuan për misionin, megjithëse mbetet e paqartë se sa iu tha Ankarasë në të vërtetë.

Të shtunën në 4:18 p.m. me kohën lokale, Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë dhe nga 5 p.m., ai ishte ulur në Dhomën e Situatave. Pak kohë më vonë, helikopterët dhe avionët e shoqërimit u ngritën, duke fluturuar ulët për të shmangur radarët. Fillimisht, informacionet zyrtare amerikane thanë se sulmi ishte nisur nga Erbil në Irak, por më vonë pretenduan se filloi nga një bazë në Siri.

Me kërkesën e Amerikës, oficerët ushtarakë turq dhe agjentët e shërbimeve inteligjente informuan grupet rebele nën kontrollin e tyre, përfshirë HTS në Idlib, që të mos shtinin mbi avionët që po afroheshin. Por ky urdhër siç duket nuk u mor nga një posë e HTS afër vendkalimit kufitar Bab al-Hawa. Ushtarët atje hapën zjarr ndaj helikopterëve, por nuk ranë në shënjestër – dhe më pas u vendosën në masë arresti nga komandantët e tyre të zemëruar.

Në kompleksin e Selam Haj Deeb, gjërat ecën shpejt. Mbetet e paqartë nëse Deeb i mbijetoi sulmit, por nusja e tij dhe të paktën një nga nipërit vdiqën gjatë zjarrit. Bagdadi u largua në bodrum me dy fëmijët e tij.

Zbuluar nga një bari gjerman

Trump do të thoshte më vonë se shefi i terrorit e barrikadoi veten në një tunel poshtë shtëpisë, ku u zbulua nga një bari gjerman. Ishte një teknikë e njohur e IS për të gërmuar tunele nën qytete dhe fshatra që shtriheshin për qindra metra, të kompletuara me dhoma, energji elektrike dhe dyer të kyçura. Por në Barisha, banorët thonë se ata nuk ishin në dijeni të ndonjë gërmimi në shkallë të gjerë, dhe Bagdadi mbeti nën shtëpi, duke treguar se ishte një bodrum i thjeshtë.

Në kulmin e fuqisë së Shtetit Islamik pesë vjet më parë, Bagadi e shpalli veten “Kalifi Ibrahim”, udhëheqësi i Shtetit Islamik. Por tani, historia e tij mori fund në një bodrum në Idlib.

Në vitin 2014, ai u paraqit para besnikëve në Mosul si një sundimtar i zgjedhur nga Zoti. Dhe për disa javë gjatë asaj vere fatale, dukej sikur ai do të kishte sukses në ambicien për krijimin e një shteti terrorist.

Por shumë kohë para se IS të humbiste territorin e vet gjatë disa vitesh lufte brutale, Bagdadit iu dha të kuptphej se qielli i përkiste dikujt tjetër: Përkatësisht, Forcës Ajrore të SHBA, e cila filloi të bombardonte IS nga ajri në gusht 2014. Luftëtarët guerillas mund ti mbijetojnë një sulmi të tillë, por një fuqi që dëshiron të sundojë haptazi është një objektiv i lehtë dhe në fund të fundit do të rrëgjohet.

Pasi u kurthua në tunelin e tij, Bagdadi aktivizoi jelekun vetëvrasës, duke marrë me vete edhe dy fëmijët që ishin me të në bodrum. Forcat Speciale Amerikane po transportonin një makinë portative për të ndihmuar në identifikimin e shpejtë të viktimës, por pas shpërthimit, ata së pari duhej të gërmonin nëpër rrënojat e strukturës gjysmë të rrëzuar për të gjetur mbetjet e shënjestrës së tyre. Kjo, të paktën, është historia e treguar më vonë nga ushtria amerikane.

Nuk u desh shumë që testi i ADN-së të zbulonte se viktima ishte me të vërtetë Bagdadi. Dhe pas dy orësh, misioni kishte marrë fund. Helikopterët u ngritën përsëri dhe gjashtë raketa u qëlluan mbi kompleks, duke e shkatërruar plotësisht.

Të nesërmen në mëngjes, një fqinj gjeti shtatë trupa të vdekur, gra dhe fëmijë midis tyre. Trupi i Bagdadit u varrosën në det, me gjasë u hodhën në ujë nga ajri. Disa orë më vonë, Trump do të pretendonte se Bagdadi ishte “qante dhe qurravitej” në momentet e tij të fundit, dhe se ai “vdiq si qen”. Sidoqoftë, udhëheqësit ushtarakë amerikanë nuk kanë pranuar ta konfirmojnë këtë informacion.

*Përkthimi nga Politiko.al