Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Në Manastir, shqiptarët ende nuk mësojnë dot në gjuhën shqipe
Në ditën e Alfabetit, shqiptarët e Manastirit ende nuk po arrijnë që të mësojnë në shkollat shqipe. Në qytetin ku u mbajt kongresi i Manastirit, e që kulmoi me përzgjedhjen e alfabetit që tanimë përdoret nga shqiptarët anembanë botës, shqiptarët etnikë ende nuk gëzojnë të drejtat e tyre.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se nevojitet bashkëpunimi i prindërve dhe angazhim i institucioneve lokale për gjimnaz në gjuhën shqipe.
“Disa herë kemi bërë përpjekje për hapjen e gjimnazit në gjuhën shqipe por akoma nuk kemi pasur sukses suksesi do të varet edhe nga vetë angazhimi i qytetarëve në Manastrit për regjistrim të nxënësve në gjimnazin në shkollën shqipe. Të mos jetojnë me ankth, të mos jetojnë me frikë, sepse gjërat kanë ndryshuar tani më”, tha Ahmeti.
Kurse Aleanca për Shqiptarët akuzon BDI-në se feston nën hijen e dështimeve.
“Qyteti i Manastirit është harruar nga pushtetarët shqiptarë dhe fare nuk kujtohen për premtimet e dhëna për këtë zonë. Por, sot në mënyrë direkte i drejtohemi ministrit Ademi, për ta pyetur nëse hapja e konsulatave është nën kompetencë të tij apo ajo e paraleleve në gjuhën shqipe? A e dini ministër se para se të lavdëroheni për punë jashtë kompetencave tuaja shumë nxënës shqiptarë regjistrohen kinse në paralelet shqipe në shkollat e mesme dhe po të njëjtit vazhdojnë mësimin në gjuhën maqedonase pasi që ato shqipe nuk hapën në realitet asnjëherë?”, tha Lirim Selimi nga Aleanca për Shqiptarët.