Flash News

KRYESORE

Në një tryezë me Gjiknurin dhe Hajdarin, tri kushtet e opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore

Mazhoranca dhe opozita kanë zbutur tonet dhe janë ulur në një tryezë për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore.

Opozita mandatoi dy përfaqësuesit e saj, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, të cilët do të parashtrojnë 3 kërkesat për reformën zgjedhore:

1- Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike

2- Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive

3- Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

Në këtë takim, marrin pjesë edhe Damian Gjiknuri, nën cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit te Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe përfaqësues i PS dhe Rudina Hajdari, po ashtu bashkëkryetar e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe përfaqësuese e opozitës parlamentare.

Reforma Zgjedhore, PD mandaton dy përfaqësues për t’u dakordësuar me mazhorancën

Të fundit