Flash News

KRYESORE

Në prag të konferencës së donatorëve, Holanda dhuron 3 milionë euro për Shqipërinë në rindërtimin pas tërmetit

Në prag të konferencës së donatorëve, Holanda dhuron 3
Holanda i dhuron Shqipërisë 3 milionë euro për rindërtim pas tërmetit shkatërrus të 26 nëntorit. Ndihma vjen në prag të konferencës së donatorëve, e cila do të mbahet në 17 shkurt më Bruksel. Ministri i Jashtëm Stef Blok, përmes një deklarate, postuar në tëitter konfirmon shumën që Holanda do të dhurojë. Ministri Blok shprehet se e ka ndjekur përmes pamjeve të transmetuara nga kryeministri Rama dhe ministri Cakaj situatën në Shqipëri dhe thekson se vendet e ulëta janë të përkushtuara për solidaritet. “Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, ndërsa Kryeministri Rama dhe kolegu im Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Vendet e Ulëta janë të përkushtuara fort që të ndihmojnë Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim. Në solidaritet me popullin shqiptar Vendet e ulëta do të dhurojnë 3 milionë euro për rindërtimin”, tha Blok gjatë deklaratës për shtyp.   Më 17 shkurt, në Bruksel, do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin, pas tërmetit të 26 nëntorit, Ku do të marrin pjesë vendet anëtare të BE, partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues nga vende të tjera.

Të fundit