Flash News

KRYESORE

Negociatat, Cakaj i bindur: I merituam se kemi bërë reforma

Negociatat, Cakaj i bindur: I merituam se kemi bërë reforma

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, falenderoi ministrant e jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave. Cakaj e quan këtë një “arritje historike” dhe “të merituar”, ndërsa shprehet se “Shqipëria do të thellojë reformat e saj në pesë prioritetet kyçe e do të vijojë punën e pakursyer në drejtim të anëtërësimit në Bashkimin Evropian”.

Hapja e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian është një arritje historike dhe, pa asnjë mëdyshje, plotësisht e merituar duke marrë parasysh reformat domethënëse të Shqipërisë. Sidoqoftë, ky vendim do të ishte i pamundur pa mbështetjen politike të vendeve anëtare dhe institucioneve të tjera evropiane.

Prandaj, sot, gjithë ministrave të jashtëm të BE-së, autoriteteve të Komisionit e kolegëve të tjerë brenda institucioneve evropiane, e miqve të Shqipërisë anekënd Evropës, i shprehim një falënderim të posaçëm e mirënjohje të thellë”, shkruan Cakaj.

https://www.facebook.com/cakajgent/photos/a.2300907456845549/2578080979128194/?type=3&theater

Të fundit