Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Edhe Sofja i vendos kushte Shqipërisë: Pakicat të regjistrohen dhe të mësojnë gjuhën bullgare

Negociatat/ Edhe Sofja i vendos kushte Shqipërisë: Pakicat të

Ndërsa edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të votojnë në Këshill, për çeljen ose jo të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Bullgaria del me një propozim ku mbështet integrimin e dy shteteve, por me kushte.

Në një draft-propozim të zbardhur në Asamblesë Kombëtare për Zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Stabilizim-Asociimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, siç njofton BGNES, Sofja zyrtare i kërkon Shkupit që të zbatojë pa vonesë dhe me mirëbesim, Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të nënshkruar nga Kryeministrat e të dyja vendeve, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev më 1 gusht të vitit 2017.

“Bullgaria insiston të pranojë të vërtetën historike për historinë tonë të përbashkët, të cilën e ndajnë dy vendet dhe popujt tanë”, thuhet në projekt-dokument.

Draft-Deklarata e Asamblesë Kombëtare kërkon gjithashtu përfundimin e të gjitha formave të "gjuhës së urrejtjes" kundër Bullgarisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, përfshirë median, monumente, pllaka përkujtimore etj.

Sa i takon Shqipërisë, Sofja dëshiron të garantojë, në masën maksimale, të drejtën e pakicës kombëtare bullgare për të studiuar letërsinë bullgare, si gjuhë amtare, në rajonet ku jeton - Golo Brdo, Gora, Prespa, Korca, Elbasani, Kukës. Draft-deklarata kërkon gjithashtu një regjistrim të minoritetit në përputhje me standardet evropiane në mënyrë që të pasqyrojë në mënyrë objektive etninë e tij.

“Në bazë të kësaj dhe të këtyre kushteve, Kuvendi i 44-të i i Republikës së Bullgarisë e mbështet fillimin e bisedimeve paraqasëse të BE-së me RMV-në dhe Shqipërinë”, thuhet në Propozim- deklaratën bullgare.

Të fundit