Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Spiropali: Prekëse të shohësh sa shumë mbështetës ka Shqipëria

Në një koment të gjatë në facebook, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me vendimin e BE-së për mosçeljen e negociatave.

Ajo shkruan se ka një keqardhje dhe zemërim të kuptueshëm mbarëkombëtar për vendimin e djeshëm të Këshillit të Evropës, duke shtuar se  ‘ishte prekesë ta dëgjoje kryeministrin e Italisë mike duke na bërë të rindjejmë mallin tonë të kahershëm për Evropën’.

Spiropali shkruan ndër të tjera se Angela Merkel, të cilën ajo e quan ‘supergruaja e Evropës’, do të bëjë më të mirën në raport me dy vendet ballkanike.

Më pas, duke numëruar të gjithë ndërkombëtarët që janë shprehur pro Shqipërisë, ministrja shton se ndjen keqardhje edhe për ata që e sulmojnë Shqipërinë së brendshmi, duke përmendur Berishën, Bashën etj, të cilët ajo i quan ‘shqiptarë të papërgjegjshëm’.

Të fundit