Flash News

KRYESORE

Nesër mbledhja urgjente, UEFA vendos fatet e futbollit europian

Nesër mbledhja urgjente, UEFA vendos fatet e futbollit europian

UEFA nesër do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme. Meqë Coronavirus është tashmë kudo, drejtuesit e saj nuk do të takohen fizikisht, por do të kenë një videokonferencë.

Kampionatet janë pezulluar dhe Euro 2020 është në prag. Drejtuesit e UEFA-s duhet të vendosin se kush do të sakrifikohet. Nuk dihet ende se cili do të jetë kriteri për shpalljen e kampionëve, nëse ligat mbyllen me kaq.

Drejtuesit e Federatave duan të vijojnë sezonin. Flitet për miliona euro të ardhura nga reklamat dhe ata nuk duan të humbasin në këtë pikë. Euro 2020 pritet të shtyhet në vitin tjetër, por kampionatet jo.

Të fundit