Flash News

KRYESORE

Nesër rifillon Champions League, UEFA masa strikte ndaj COVID-19

Nesër rifillon Champions League, UEFA masa strikte ndaj COVID-19

Rifillimi i dy turneve, Champions dhe Europa League, do të shoqërohet me një sërë masash strikte për shkak të pandemisë së COVID-19.

Disa nga rregullat e vendosura nga UEFA janë:

-Maska në vendet publike

-Udhëtime vetëm me avionë privatë

-Ndalet në mënyrë kategorike shkëmbimi i fanellave

Anëtarët e klubeve, lojtarët, stafet dhe çdo person i përfshirë në protokoll e ka të ndalur të largohet nga hoteli ku është i grumbulluar. Lojtarët dhe stafet gjatë udhëtimeve duhet të mbajnë maska në ambientet publike, si aeroportet etj.

Ekipet që vijnë nga vendet e origjinës, gjithashtu janë të detyruar ti nënshtrohen testeve 2-3 ditë përpara se të zbarkojnë në Gjermani dhe Portugali, dy vende që do të mirëpresin dy turnte, Europa dhe Champions League.

UEFA garanton se përpara ndeshjes, nëse ka raste të dyshuara, lojtarët, stafet mund të testohen dhe përgjigja do të dalë brenda 6 orëve.

Të fundit