Flash News

KRYESORE

Ngjarja e Kavajës, kërkesa për marshim në Tiranë dorëzohet në drejtorinë e policisë

Është dorëzuar sot në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kërkesa për një marshim paqësor, nesër më 10 shkurt, në mbështetje të viktimave që kanë pësuar dhunë seksuale dhe kundër targetimit të tyre nga shoqëria.

Ky organizim ka marrë shkasë nga ngjarja e rëndë e Kavajës, ku një vajzë e mitur u abuzua seksualisht për javë me radhë nga bashkëmoshatarët e saj, të cilët i bënin presionin të vazhdueshëm me anë të një video.

Marshimi do nisë nesër në orën 10:00, nga Ministria e Arsimit për në drejtim të Drejtorisë së Policisë, njoftojnë organizatorët.

Blendi Salaj replikon me Endri Fugën: Vizita e Spiropalit identifikoi familjen e vajzës në Kavajë

Të fundit