Flash News

KRYESORE

Ngriti padi ndaj "ABC", Messi humb betejën ligjore me median

Ngriti padi ndaj "ABC", Messi humb betejën ligjore me median

Argjentinasi Lionel Messi ka humbur betejën ligjore me të  përditshmen spanjolle "ABC", ndaj të cilës kishte ngritur padi pasi kjo media publikoi një artikull për parregullsi në llogaritë e Fondacionit të tij në maj të vitit 2017.

Por Gjykata e Shkallës së Parë në Gava të Barcelonës, e hodhi poshtë pretendimin e Lionel Messit që kërkoi edhe një dëmshpërblim prej 202 786 Eurosh ndaj "ABC" dhe tani do të duhet të paguajë të gjitha shpenzimet.

Në artikullin e të përditshmes spanjolle thuhej se Fondacioni  u krijua në periudhën 2007-2015 për të fshehur e mos deklaruar të ardhura për shtetin spanjoll dhe Argjentinas me vlerën e 10 milionë Eurove. Aty gjithashtu theksohet se duke parë se në atë kohë futbollisti kishte problemet e tij fiskale, në 2013 ky Fondacion u regjistrua në Barcelonë.

Për më tepër, në seancë, Fondacioni Messi solli edhe dy dëshmitarë të cilët vërtetuan se ky organizëm nuk ishte i regjistruar deri në vitin 2013 dhe se 90% e të ardhurave vinin nga Barcelona.

Të fundit