Flash News

KRYESORE

Nis në Bruksel takimi jo formal me liderët e Ballkanit, Presidenti i KE: Duam të flasim hapur

Nis në Bruksel takimi jo formal me liderët e Ballkanit, Presidenti i

Në Bruksel para pak minutash ka nisur takimi i parashikuar, joformal, i Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku merr pjesë dhe Kryeministri Edi Rama.

Z. Rama ka postuar një video në rrjetet sociale ku duken në takimin e rastit me Michel. Presidenti i Këshillit Evropian ka dhënë një deklaratë për mediat, në nisje të takimit. Ai ka konfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit dhe ka shprehur mbështetjen.

“Takimi i sotëm është një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor për të përgatitur samitin e Zagrebit në maj për të parë se si mund të thellojmë partneritetin me këto vende; të konfirmojmë një perspektivë evropiane dhe të japim sinjale të qarta lidhur me progresin që duhet bërë për reformat e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit tê organizuar.

Shpresojmë që do kemi një takim të sinqertë, intensiv dhe të hapur për të parë se në ç’mënyrë konkrete dhe precize mund të zhvillojmë partneritetin me këto vende”, ka nënvizuar Charles Michel.

Të fundit