Flash News

KRYESORE

Nisin hetimet për Agron Xhafajn; Prokuroria e Krimeve të Rënda vihet në lëvizje pas denoncimit të PD

Nisin hetimet për Agron Xhafajn; Prokuroria e Krimeve të Rënda

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për Agron Xhafajn, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. ‘News 24’ raporton se hetimet ndaj Xhafajt kanë nisur në kuadër të ligjit anti-mafia.

Ai rezulton se është dënuar në Itali me 7 vite e 2 muaj burg për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës, por deri më sot nuk ka vuajtur asnjë ditë burg.

Ishte PD që riktheu në vëmendje çështjen e Agron Xhafajt dhe mbrojtjen që sipas saj, po i bën ministri i Brendshëm. Demokratët kanë akuzuar ministrin Xhafaj se ka falsifikuar ligjin për ekstradimet dhe nuk ka nisur hetimet për vëllain e tij në kuadër të ligjit anti-mafia.

Gjithashtu, PD pretendon se vetë Fatmir Xhafaj është subjekt i këtij ligji, për shkak se vëllai i tij është i dënuar për trafik droge.

Të fundit