Flash News

KRYESORE

Një tjetër histori tronditëse përdhunimi nga roja i jetimores, Arbana Osmani sqaron spekulimet për abuzimin e 12-vjeçares

Këto ditë, historia e tmerrshme përdhunimit të 15-vjeçares nga ish-roja i shkollës, është një nga temat më të diskutuara këto ditë. Arbana Osmani nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë me dije që ditën e shtunë në “Dua të të bëj të lumtur” do të na rrëfejë një histori akoma më tronditëse.

Ajo ka treguar se për herë të parë në një studio televizive do të tregohet historia nga një vajzë e abuzuar seksualisht që në moshën 12-vjeçare nga  roja e jetimores, e cila më pas ajo është abuzuar dhe nga polici kur ka denoncuar rastin:

“Të shtunën, më 6 qershor tek “Dua të të bëj të lumtur” një vajzë rrëfen për herë të parë në një studio televizive se si është abuzuar që në moshë 12-vjecare nga roja i jetimores së Shkodrës dhe pasi e ka denoncuar në polici, ky i fundit ka abuzuar me të.”

Për të shmangur të gjitha keqkuptimet në lidhje me moshën minorene të vajzës, moderatorja sqaron se vajza sot 27 vjeç dhe do të vijë në studio për të falenderuar psikologen e saj që i ka qëndruar pranë.

Arbana shkruan se vajza ka folur vetë për abuzimin që ka nisur që në moshën 12-vjeçare, për t’i dhënë kujtdo kurajë.

“Vajza do të dalë me fytyrë dhe zë për të kërkuar ndihmë sepse ndihet e paragjykuar.”

Të fundit