Flash News

KRYESORE

“Nuk thyhem para sfidave”, Stresi publikon videon me momentet e lirimit nga burgu

“Nuk thyhem para sfidave”, Stresi publikon videon me momentet e

Dje, Arkimed Lushaj (Stresi) ka lënë qelinë, duke qenë se Gjykata e liroi me kusht reperin. Kjo ka qenë një dhuratë shumë e bukur për Stresin, pasi pikërisht sot, ai feston edhe 33-vjetorin e lindjes.

Në mesnatë, reperi ka postuar një video ku miq dhe familjar e prisnin jashtë dyerve të burgut me duartrokitje dhe brohorima.

Përmes postimit që bëri në Instagram reperi thotë se liria është dhurata më e mirë që e mori:

“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time ,miqtë dhe të afërmit ditlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira.Dhurata mē e mirë qe morra për ditēlindje ishte LIRIA !! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI).”

Të fundit