Flash News

KRYESORE

Nusja e djalit të Enver Hoxhës sulmon Ben Blushin: Më pengoi të dilja në Top Channel

Nusja e djalit të Enver Hoxhës sulmon Ben Blushin: Më pengoi

Liliana Hoxha është nusja e djalit të dytë të ish-diktatorit Enver Hoxha. Së fundmi ajo ka hapur një ekspozitë me piktura dhe për këtë ishte e ftuar, pak ditë më parë, në rubrikën ‘Opinion’ në News 24.

Që në nisje të intervistës së saj, Hoxha e nis me vlerësime për televizorin ku është e ftuar ndërsa nuk la pa sulmuar edhe Ben Blushin, që sipas saj, e pengoi atë të shfaqej në ekranin e Top Channel. Sulmin ndaj Blushit, nusja e djalit të Enver Hoxhës e shtriu edhe më tej në kohë, duke përmendur edhe periudhën kur drejtori i sotëm i Top Channel ishte në politikë por edhe si shkrimtar.

“Kryesisht Top Channel sot me Ben Blushin, më vjen keq që po e them, po Ben Blushi ka qenë pengesë në daljen time vetëm flash për këtë ekspozitë. E dërguan ekipin dhe Ben Blushi e pengoi të dalë. Për mua nuk ka problem, unë kam ku dal, bile as nuk dua të dal po vetëm ju përgjigjem ftesave.

Por më bën shumë përshtypje që çfarë njerëzish kemi në krye, të politikës dikur kur ka qenë në politik, të librit si pseudo-letrar dhe më së fundmi si drejtues i një televizioni që njihet si 1-shi por nuk është 1-shi”, u shpreh Liljana Hoxha.

 

Të fundit