Flash News

Kosova

Aksion në veri të Kosovës, gjendet arsenal armësh në pronën e politikanit serb

Aksion në veri të Kosovës, gjendet arsenal armësh në

Një arsenal armësh është zbuluar nga Policia në Kosovë.

Ka qënë Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai i cili tha se gjatë bastisjeve të kryera në një fshat të Zveçanit, autoritetet kanë gjetur “një arsenal armësh”, që sipas tij, do të ishte i mjaftueshëm “për një njësit terrorist”.

Sveçla tha se gjatë bastisjeve në Vallaq të Zveçanit, u gjetën raketahedhës, granata dore, tonblonë si dhe armë e municione të llojeve të ndryshme.

“Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit [udhëheqësit të partisë Demokracia Serbe] Aleksandar Arsenijeviq”, tha Sveçla, pa dhënë ndonjë dëshmi për të mbështetur këtë pretendim.


Në pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe, autoritetet kohë pas kohe kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme, raporton REL.

Në maj, autoritetet thanë se kishin gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut dhe gjatë aksionit u raportua se u sekuestruan sasi armatimi dhe pjesë të ndryshme të armëve.

Të fundit