Flash News

E-TJERA

Grushta, spraj dhe piper, shqiptarët përleshen me efektivët në Itali! Përfundojnë në qeli

Grushta, spraj dhe piper, shqiptarët përleshen me efektivët

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është regjistruar këtë të diel ndodhur në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Santeramo (Bari) ku dy shqiptarë janë përleshur fizikisht me disa efektivë policie.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, efektivët morën informacione se një person në gjendje të dehur kishte ndaluar para një lokali dhe po shkatërronte një automjet të parkuar.

Patrulla ndërhyri, por karabinieri i parë që iu afrua shqiptarit 46-vjeçar u gjend nën dhunë fizike.  Policët përdorën edhe spraj me piper ndaj agresorit, por aty ka ndërhyrë shqiptari i dytë, 25-vjeçar, që gjithashtu goditi me grushte, shuplaka e shkelma efektivët.

Më tej u desh ndërhyrja e përforcimeve të tjera për të prangosur dy të dyshuarit dhe izoluar në qeli. Pas veprimeve hetimore dhe vlerësimit juridik, gjykata i ka lënë të dy agresorët nën masën e arrestit shtëpiak, në pritje të procesit.

Të fundit