Flash News

E-TJERA

Murtaja e bagëtive/ Shkon në 10 numri i vatrave, ja qarqet e prekura

Murtaja e bagëtive/ Shkon në 10 numri i vatrave, ja qarqet e prekura
Foto ilustruese

Autoritetet veterinarë raportojnë përhapje të mëtejshme të murtajës së bagëtive të imta në Shqipëri.

Sëmundja, që prek delet dhe dhitë, ka shënuar deri më tani 10 vatra aktive në disa qarqe të vendit, si Shkodër, Dibër, Bulqizë, Tiranë, Korcë, Devoll, Skrapar, Lushnje, dhe Gjirokastër

Rasti i parë i murtajës u konfirmua në një fermë në Postribë më 5 qershor. Ferma u vendos në karantinë 21-ditore, u asgjësuan 19 kafshë, dhe zona rreth saj u izolua nga 3 deri në 10 km për të frenuar përhapjen.

Më 9 qershor, sëmundja u shfaq në një fermë në Martanesh (fshati Val), ku ngordhën mbi 150 krerë bagëtie. Një tjetër vatër u regjistrua në qarkun e Dibrës, ku në total u asgjësuan 156 kafshë. Gjithashtu në fermën e Postribës u regjistrua një tjetër vatër ku u asgjësuan të gjitha kafshët e infektuara.

Deri më tani numri i kafshëve të asgjësuar ka shkuar në 1200. Ministria e Bujqësisë ka dhënë vetëm këshilla se si mund të parandalohet murtaja, por ende nuk ka folur nëse këta fermerë do të dëmshpërblen apo jo.

Murtaja në Shqipëri mbërriti si pasojë e futjes së kafshëve kontrabandë nga Rumania të cilat shiteshin në tregjet e gjësë së gjallë më certifikata të falsifikuara. 

Kjo lloj sëmundje ka shkallë mortaliteti deri në 100 % të tufës dhe shkakton humbje ekonomike të thella. Sëmundja nuk transmetohet te njerëzit, por ka rrezik serioz për sektorin e blegtorisë.

Të fundit