Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Zbarkimi” i investitorëve të huaj në tregun e borxhit të qeverisë, rritet kërkesa dhe likuiditeti

Që prej vitit të kaluar, investitorë të huaj kanë nisur të investojnë në instrumentet e borxhit në Lek të qeverisë shqiptare. Pjesëmarrja e investitorëve të huaj është një zhvillim i rëndësishëm, sepse ka rritur kërkesën dhe likuiditetin në tregun e titujve qeveritarë, duke ndikuar në uljen e yield-eve. Viti 2024 solli një zhvillim të rëndësishëm në tregun e instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare. Për herë të parë, investitorë institucionalë nga jashtë vendit filluan të investonin në titujt e borxhit në Lek të qeverisë shqiptare.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2024, investitorët jorezidentë investuan afërsisht 14 miliardë lekë në instrumente borxhi në Lek. Kjo shumë përbënte afërsisht 28% të shtesës së huamarrjes së qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar. Tendenca ka vazhduar, madje edhe në rritje, në tremujorin e parë të këtij viti. Gjithmonë sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë e shtuan portofolin e titujve qeveritarë, me rreth 5.3 miliardë lekë në periudhën janar-mars 2025.
Ndikimi i tyre ka qenë edhe më i madh, duke marrë në konsideratë se huamarrja e brendshme neto e qeverisë për tremujorin e parë ishte negative, pra, me një rënie të portofolit, me 6.5 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Kjo tregon se investitorët jorezidentë kanë “marrë” nga pjesa e borxhit që mbahej prej investitorëve të tjerë rezidentë. Me shtesën e tremujorit të parë 2025, vlera totale e portofolit të tyre ka arritur në më shumë se 200 milionë euro.
Në terma relativë, pesha e investitorëve të huaj kundrejt portofolit total të borxhit të brendshëm ngelet ende e ulët, me rreth 2.6% të stokut të borxhit të brendshëm. Megjithatë, duhet konsideruar se kjo rritje ka qenë mjaft e shpejtë dhe portofoli i investitorëve jorezidentë është ndërtuar afërsisht në një vit.
Fjorent Rrushi, drejtues i Raiffeisen Research për Shqipërinë, thotë për “Monitor”, se rritja e investimeve nga subjektet jorezidente është nxitur nga perspektiva pozitive e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, rritja ekonomike prej 4% në terma realë të PBB-së në vitin 2024 dhe inflacionit të ulët, nën 3%.
Sipas tij, këto zhvillime kanë krijuar një mjedis të favorshëm për investime, duke rritur besimin e investitorëve dhe duke nxitur një klimë pozitive për zhvillimin ekonomik. Kontrolli mbi financat publike ka kontribuar në arritjen e një deficiti fiskal të ulët prej 0.7% të PBB-së dhe ka sjellë rënie të borxhit publik në nivelin 54% të PBB-së.
“Rritja e turizmit ka sjellë një ndryshim strukturor në ekonominë shqiptare, duke ulur deficitin korrent në raport me PBB-në nga mbi 6% në 2-3% të PBB-së. Ky përmirësim ka rritur konkurrencën në tregjet ndërkombëtare dhe ka çuar në një vlerësim të konsiderueshëm të Lekut. Përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran nga agjencitë e klasifikimit, si S&P, ka rritur besimin në stabilitetin ekonomik të vendit, duke e bërë Shqipërinë më tërheqëse për investitorët e huaj, ndërsa forcimi i Lekut ka kontribuar në krijimin e një ambienti të favorshëm për investime”, thotë z. Rrushi.
Sipas tij, pritshmëritë për investimet në titujt qeveritarë do të varen nga ecuria e Shqipërisë drejt BE-së, përmirësimi i vlerësimit të kreditit sovran (rating) dhe nivelit të rendimenteve të titujve qeveritarë në vijim.
“Aktualisht, rendimenti i instrumenteve financiare ka rënë ndjeshëm, duke bërë që ato të mos jenë më aq tërheqëse për investitorët e huaj. Nëse forcimi i kursit të këmbimit ndalet, atëherë interesi afatshkurtër për këto investime do të kufizohej. Megjithatë, nëse ratingu i Shqipërisë përmirësohet dhe kalon në kategorinë “investment grade”, shumë investitorë të tjerë të huaj do të kenë mundësi të investojnë në letrat me vlerë të borxhit shqiptar. Si përfundim, ecuria e këtyre investimeve do të varet nga faktorë ekonomikë dhe politikë, si inflacioni dhe përparimi drejt integrimit europian, të cilat do të ndikojnë në besimin e investitorëve në tregun shqiptar”, shprehet ai.
Investimet, kryesisht në obligacione referencë
Pjesëmarrja e investitorëve të huaj në tregun e instrumenteve të borxhit në Lek të qeverisë shqiptare ishte një risi absolute për vitin e kaluar.
Megjithëse profili i investitorëve është i mbrojtur nga rregullat e konfidencialitetit, burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë kryesisht për investitorë profesionistë, që kanë vendosur për herë të parë të përfshijnë edhe obligacionet në Lek të qeverisë shqiptare në portofolat e tyre.
Sipas burimeve nga tregu, këta investitorë po blejnë kryesisht obligacione referencë, me maturim deri në pesë vjet.
Me qëllim për të zhvilluar tregun dytësor të instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare, në vitin 2018, Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë nisën projektin e titujve referencë, në bashkëpunim me pesë banka tregtare në vend.
Pjesëmarrja në ankandet e titujve referencë mund të kryhet vetëm nëpërmjet bankave pjesëmarrëse në projekt, që kanë titullin e Zhvilluesve të Tregut.
Titujt referencë (benchmark) gëzojnë likuiditet më të lartë se emetimet e zakonshme, për shkak të detyrimit që kanë Zhvilluesit e Tregut për të kuotuar çmime blerjeje dhe shitjeje në tregun sekondar, sipas kushteve të përcaktuara në kontratën e lidhur me Ministrinë e Financave.
Në këtë projekt aktualisht përfshihen emetimet e fundit të obligacioneve 3, 4 dhe 5-vjeçare. Kuotimi ditor i yield-it për tregtim sekondar u jep këtyre instrumenteve tipare më likuide, por njëkohësisht mundëson edhe vlerësimin e një çmimi më të drejtë.
Një interes i lartë i investitorëve për titujt e qeverisë shqiptare është vërejtur edhe në emetimet e Eurobondit, gjatë viteve të fundit. Në muajin shkurt 2025, shteti shqiptar emetoi Eurobonde për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%.
Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove. Interesi i investitorëve të huaj tashmë po shtrihet edhe në titujt e emetuar në tregun e brendshëm, në Lek.
Përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran rrit besimin tek investitorët
Hyrja e investitorëve në tregun e titujve qeveritarë në Lek përkon me një periudhë kur Shqipëria ka arritur për herë të parë një përmirësim në vlerësimin e borxhit sovran.
Në muajin mars të këtij viti, agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” përmirësoi për herë të dytë në dy vjet vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran, nga “BB-” në “BB”, me perspektivë të qëndrueshme.
Sipas S&P, Investimet e Huaja Direkte, remitancat dhe rritja e shpejtë e eksporteve të shërbimeve mbështesin perspektivën e qëndrueshme të ekonomisë së Shqipërisë, pavarësisht tensioneve të pranishme gjeopolitike dhe pasigurive të lidhura me mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në muajin maj të këtij viti.
S&P parashikon që ekonomia shqiptare do të ruajë rritje vjetore sipër nivelit të 3% në një horizont parashikimi afatmesëm. Megjithatë, agjencia thekson se ekonomia shqiptare vazhdon të përballet me sfida strukturore, si tkurrja e forcës së punës, emigracioni i vazhdueshëm dhe varësia në rritje nga turizmi.
Një vit më parë, në mars 2024, “Standard&Poor’s” e pati përmirësuar për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-. Në vijim, në tetor 2024, edhe agjencia tjetër Moody’s e përmirësoi vlerësimin nga Ba1 në Ba3.
Kërkesa nga investitorët e huaj po ul yield-et
Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm të qeverisë iu kthye rënies në tremujorin e parë të vitit, pas tre vitesh radhazi në rritje. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar për të gjitha letrat me vlerë të borxhit ra në 4.42%, nga 4.56% që kishte qenë në fund të vitit 2024. Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuara nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 4.53%, nga 4.65% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.
Në përgjithësi, yield-et e bonove dhe obligacioneve që vitin e kaluar patën një tendencë në rënie, për shkak të uljes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, por edhe gjendjes së mirë të likuiditetit në treg dhe kërkesës së lartë nga investitorët. Në raport me normën bazë të interesit, yield-et e titujve të qeverisë janë madje aktualisht në nivelet më të ulëta historike.
Në ankandin e fundit të muajit maj, bonot me maturim 12-mujor zbritën përsëri poshtë normës bazë të interesit, me një yield mesatar të ponderuar prej 2.73%. Bonot me maturim më afatshkurtër qëndrojnë edhe më poshtë normës bazë. Në ankandin e fundit, yield-i i bonove 6-mujore ishte 2.63%, ndërsa ai i bonove 3-mujore, 2.6%. Tendencë të njëjtë në rënie po shfaqin edhe instrumentet e borxhit afatgjatë.
Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi një tjetër rënie të lehtë në ankandin e majit dhe arriti një nivel të ri të ulët historik. Yield-i uniform i pranuar zbriti në 5.57%, duke rënë për të gjashtin ankand radhazi dhe ka prekur nivelin më të ulët historik. Krahasuar me një vit më parë, yield-i i këtyre instrumenteve ka rënë me pothuajse dy pikë përqindje.
Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare gjithashtu ka pësuar rënie të mëtejshme këtë vit dhe ka prekur nivelin më të ulët historik. Yield-i uniform i pranuar në ankandin e fundit zbriti në 4.7%, më i ulëti i arritur ndonjëherë në historinë 12-vjeçare të emetimit të këtyre instrumenteve.
Yield-et këtyre instrumenteve nuk kishin arritur në këto nivele as kur norma bazë e interesit kishte qenë shumë afër zeros, në vitin 2020. Aktualisht, norma bazë është në nivelin 2.75% dhe spread-i i obligacioneve 10-vjeçare mbi normën bazë është më pak se 2%. Rënia e yield-eve është e dukshme edhe në kuotimet në tregun dytësor të titujve referencë.
Kërkesa e investitorëve të huaj është ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e likuiditetit dhe në uljen e yield-eve të titujve qeveritarë në Lek gjatë vitit të kaluar, por edhe në tremujorin e parë të këtij viti, sidomos në tregun e obligacioneve referencë. Kjo kërkesë ka shtuar likuiditetin dhe ka ndikuar në presione rënëse të yield-eve edhe për instrumentet e tjera të borxhit të brendshëm.
BSH: Investitorët nga jashtë, të rëndësishëm për zhvillimin e tregut
Në një prononcim për revistën “Monitor” gjatë vitit 2024, Banka e Shqipërisë vlerësonte se pjesëmarrja e investitorëve jorezidentë do të kishte ndikim të rëndësishëm në tregun e brendshëm, sepse do të ofronte angazhim të lartë të fondeve të huaja me ndikim në uljen e primeve të rrezikut dhe sheshim të kurbës së yield-eve, si dhe ekspertizën financiare në tregtim dhe rritjen e likuiditetit të tregut sekondar.
Sipas Bankës së Shqipërisë, arsyet kryesore pse tregu dytësor i titujve në Shqipëri nuk është i zhvilluar është pikërisht sepse baza investitorëve në tregun e titujve është e ulët, vendase, tejet e përqendruar dhe me preferenca të ngjashme për likuiditetin.
Mbajtësit kryesorë borxhit të brendshëm janë bankat, të cilat zotërojnë rreth 70% të stokut total. Një pjesë e konsiderueshme e borxhit zotërohet nga individët, të cilët pothuaj tërësisht janë shtetas shqiptarë.
Edhe pse zotërimet e institucioneve financiare të tilla si fondet e investimit, fondet e pensionit, shoqëritë e sigurimit, përfshirë dhe atë të sigurimit të depozitave, kanë shënuar rritje vitet e fundit, zotërimet e tyre mbeten të ulëta duke përbërë rreth 16% të stokut të borxhit të brendshëm.
Sipas Bankës së Shqipërisë, përgjithësisht është ky segment i tregut financiar, i cili shihet si promotor në zhvillimin e tregut të kapitaleve, duke eksploruar oportunitetet e tregtimit, pritshmërinë mbi normat e interesit dhe alokimit në asete të ndryshme financiare.
“Ky segment i tregut vepron në baza oportuniste duke qenë jo besnik dhe shmangës i rrezikut nëse shihen pasiguri mbi riskun e kreditit të vendit apo ato të normave të interesit dhe kursit të këmbimit.
Fakti që ky tip investitori është tejet sensitiv ndaj rreziqeve kërkon si parakusht për angazhim minimizimin e rreziqeve nëpërmjet ekzistencës së një tregu likuid dytësor, për të dalë nga investimi me kosto të ulët, sistem pagesash të zhvilluar dhe rreziqeve ligjore të ulëta”, – shprehet Banka e Shqipërisë./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38