Flash News

E-TJERA

FOTO/ Breshëri plumbash drejt lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojit

FOTO/ Breshëri plumbash drejt lokalit të ish-shoferit të Arjan

Një atentat me armë zjarri është regjistruar pak pas mesnate në fshatin Krastë të Fushë Krujës. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt një lokali në pronësi të shtetasit Mond Voga. 

Nga të shtënat me armë nuk raportohet për persona të lënduar vetëm dëme materiale, ndërkohë bëhet me dije se në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja. Ka qënë vetë Voga ai i cili ka njoftuar policinë se ka dëgjuar të shtëna drejt lokalit të tij. 

Blutë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Janë ngritur pika kontrolli dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

FOTO/ Breshëri plumbash drejt lokalit të ish-shoferit të Arjan
Pamje nga vendngjarja

Kush është Mond Voga?

Mond Voga është ish-shoferi Arjan Ndojës, aktualisht deputet i opozitës, të cilit iu bë atentat në vitin 2019, kur ishte prokuror. Gjithashtu Voga rezulton të jetë një emër i njohur për drejtësinë. 

Ai ka qenë i arrestuar më parë nga policia, pasi në vitin 2020 ai u kap me armë zjarri në makinë. Vogës iu gjet arma në një makinë luksoze e të blinduar, ndërsa emri i tij lidhet edhe me një ngjarje të dhunshme të ndodhur në Durrës.

Nuk dihen ende arsyet me të cilat lidhet sulmi ndaj lokalit të tij, ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

 

 

Të fundit