Flash News

E-TJERA

Plumba drejt lokalit në Fushë Krujë, policia rrethon zonën

Plumba drejt lokalit në Fushë Krujë, policia rrethon zonën
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar pak pas mesnate në fshatin Halilaj të Fushë Krujës. Persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr drejt një lokali në pronësi të shtetasit Mond Voga.

Ka qënë ky i fundit ai i cili ka njoftuar policinë, ndërsa nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar vetëm dëme materiale.

Nuk dihet ende se cilët janë autorët apo arsye përse kanë qëlluar drejt lokalit, sakaq policia ka rrethuar zonën dhe po ushtron kontrolle, ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për zbardhjen e plotë të rastit. 

“Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. 

Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Policia po punon për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.”- njofton policia.

Të fundit