Flash News

E-TJERA

Analisti: Rama nuk flet dot kundër Iranit se prishet raportet me Erdoganin

Analisti: Rama nuk flet dot kundër Iranit se prishet raportet me Erdoganin

Gazetari, Genc Burimi mendon se kryeministri Edi Rama ndodhet në një moment të vështirë në politikën e jashtme.

Sipas tij, ai nuk mban dot as anën e Izraelit dhe as të Iranit.

Duke folur në Syri tv, ai tha se nëse Rama bën deklarata kundër Izraelit prek dhe interesin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe e anasjellta prish marrëdhëniet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Deklaratat e Begaj, më duken si kongresi i Enver Hoxhës tek kongresi i partive i Bashkimit Sovjetik, kur i thoshte Enver Hoxha Hrushovit përse nuk jepje bombën atomike, shokëve kinez dhe habiteshin të gjithë, që Shqipëria një vend me 2 milionë banorë ndërhynte në një debat strategjik pjesë e asaj kohe Bashkimit Sovjetik dhe Kinës. Kjo është qesharake por kush e dëgjoi fundja fundit, që foli Begaj, kush e njeh Begajn.

Edhe po ka thënë Begaj çfarë roli ka sot në Shqipëri Begaj, për çfarë shërben ai. Të paktën atë rrogë e merr, thotë diçka. Të fliste Rama do të ishte pak më e dëgjueshme, por Begaj është komplet një anonim, si brenda edhe jashtë Shqipërisë. Rama e ka mbyllur gojën sepse ëstë e vështirë nuk mund të manovrosh midis shumë rrymave, kur kemi Erdoganin që është armiku i Izraelit. Kur e dimë që Izraeli është armik me disa vende arabe, përfshirë dhe Turqinë.

E ka të vështirë, plus që Rama dhe njëherë po ndërhyri do t’i japi të drejtë Trumpit sepse ka frikë. Rama po tregohet shumë i zgjuar dhe përherë të parë, dhe thotë që heshtja vlen dhe prandaj po hesht.” tha Burimi.  

 

Të fundit