Flash News

DITARI POLITIK

Rinumërimi i kutive/ PS dhe PD humbasin vota! Sa u janë hequr deri më tani

Rinumërimi i kutive/ PS dhe PD humbasin vota! Sa u janë hequr deri
Foto ilustruese

Po vijon rinumërimi i kutive të votimit në Qarkun e Tiranës, ku sot shënohet dita e dytë e këtij procesi. Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për 153 Qendra Votimi.

Nga ky rinumërim ka rezultuar se më datë 11 maj Partia Socialiste kishte përfituar 66 vota më shumë, ndërsa Partia Demokratike 57 vota shtesë. Pas rinumërimit, këto vota u janë hequr të dyja subjekteve politike.

Procesi i rinumërimit po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti”. Për qarkun më të madh në vend, atë të Tiranës do të rihapen në total 1282 kuti votimi për subjektet politike dhe kandidatët.

Procesi në kryeqytet pritet të zgjasë rreth 10 ditë. Pas përfundimit të kësaj faze, do të fillojë rinumërimi në qarkun e Fierit me 587 kuti, e më pas në Durrës, ku do të shqyrtohen 360 kuti votimi, përfshirë 85 kuti që vijnë nga diaspora.

Të fundit