Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
INTERVISTA/ "Copy-paste” me kosto kombëtare, si nisi beteja ligjore e Taulant Mukës me diplomat e pamerituara

Me një dosje voluminoze prej 400 faqesh në dorë, i bindur se plagjiatura dhe korrupsioni akademik po minojnë themelin e dijes në Shqipëri, ish-zv.Ministri i Arsimit dhe studiuesi i njohur, Taulant Muka ka trokitur së fundmi në dyert e drejtësisë.
Menjëherë pas kthimit të tij në Tiranë pas një qëndrimi jashtë vendit, Muka ka dorëzuar prova konkrete në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), duke kërkuar hetim sipas tij për një skandal të përmasave të mëdha që përfshin figura kyçe të arsimit dhe institucioneve shtetërore.
Në një intervistë për Politiko.al, Muka tregon prapaskenat e këtij procesi, presionet që ka hasur dhe arsyet që e shtynë të sfidojë një sistem që, siç tregon gjatë bisedës, ka braktisur vlerat e dijes në favor të interesave politike.
Përgatiti: Suela Gjidede
Çfarë ju shtyu konkretisht të ndërmerrni këtë hap për të depozituar një dosjen me 400 faqe në SPAK?
Sot, arsimi në Shqipëri ndodhet në një krizë të thellë dhe të gjithanshme. Sipas të gjithë treguesve ndërkombëtarë, si rezultatet e PISA-s, renditja e universiteteve, prodhimi shkencor dhe emigrimi i trurit, Shqipëria renditet ndër vendet më problematike në rajon dhe në Europë.
Kemi një diskriminim sistematik ndaj njerëzve të dijes, të cilët po largohen nga universitetet, ndërsa këto institucione po kthehen në strehë për individë me lidhje politike, shpesh të përfshirë në mashtrime akademike, pa lidhje me botën universitare.
Si një njeri i shkencës, nuk mund të qëndroj indiferent përballë këtij realiteti. Kjo situatë më shtyu të ndërmarr këtë hap, për të nisur një betejë ligjore kur të gjitha institucionet kanë heshtur, me qëllim rikthimin e meritokracisë dhe vlerave të dijes në shoqërinë shqiptare.

Si u mblodhën provat për këtë dosje voluminoze?
Dosja është produkt i një pune të gjatë dhe të përkushtuar disa-vjeçare, në bashkëpunim me kolegë të tjerë. Gjatë kësaj kohe kemi bërë publike dhjetëra raste plagjiaturash, doktoraturash dhe gradash shkencore të marra përmes metodave të papranueshme si “copy-paste” apo përkthime të thjeshta nga “Google Translate”.
Këta persona, të cilët mbajnë tituj të pamerituar, jo vetëm që përfitojnë padrejtësisht nga buxheti i shtetit, por edhe pengojnë Shqipërinë të përfitojë qindra miliona euro nga fondet europiane për kërkim dhe inovacion, sepse thjesht nuk njihen si akademikë nga institucionet ndërkombëtare.
Rasti më flagrant është ai i rektorit të Universitetit të Tiranës, punimi i të cilit është i dokumentuar si plagjiaturë, por asnjë institucion, as Avokati i Popullit, as Ministria e Arsimit, as Presidenti, dhe as Senati apo komisionet përkatëse, nuk morën masa. Përkundrazi, u bënë palë.
Dosja ngre pikëpyetje serioze për ekzistencën e një strukture të organizuar që vepron brenda sistemit të arsimit të lartë dhe që duhet të hetohet.
A jeni përballur me ndonjë presion gjatë përgatitjes së kësaj padie?
Qeveria shqiptare refuzon të njohë dy titujt e mi akademikë të fituar në një nga 100 universitetet më të mira në botë, Universiteti i Bernes në Zvicër. Ministria e Arsimit, përmes një komisioni me karakter politik dhe falsifikimit te dokumentave, ka refuzuar njësimin e tyre, pavarësisht se unë renditem ndër 1% të shkencëtarëve me më shumë ndikim në botë.
Edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili ka për detyrë të mbrojë qytetarët nga padrejtësitë institucionale dhe të nxisë rikthimin e trurit, ka zgjedhur të mos marrë asnjë vendim mbi këtë ceshtje, ndonëse ligjërisht afati i vendimmarrjes ka kaluar prej kohësh.
Kjo është dëshmi e një kapjeje të institucioneve nga një strukturë që vepron në dëm të dijes shqiptare. Padia në SPAK ka pikërisht këtë synim, të hetojë abuzimet sistematike dhe të rivendosë shtetin në funksion të vlerave të dijes dhe drejtësisë.

Cilat janë disa nga rastet më flagrante të plagjiaturës që keni evidentuar?
Janë të shumta dhe përfshijnë figura në poste shumë të larta: ministra, rektorë, dekanë, madje edhe presidentin. Kemi të bëjmë me një sistem të tërë të ndërtuar mbi vjedhjen akademike, ku titujt shkencorë janë marrë në mënyrë masive përmes mashtrimit.
Fakti që Shqipëria prodhon kaq pak kërkim shkencor dhe nuk ka ndikim akademik ndërkombëtar është pasojë e drejtpërdrejtë e këtij realiteti. Për këdo që merret me shkencë, është e qartë që në pjesën dërrmuese këto grada nuk janë të ligjshme.
A besoni se kjo çështje do të trajtohet me paanshmëri nga drejtësia shqiptare?
Unë dua të besoj se po. Kam kaluar në të gjitha hallkat institucionale dhe SPAK është sot i vetmi institucion që mund të veprojë. Të gjitha institucionet e tjera kanë dështuar jo vetëm të reagojnë, por në shumë raste janë bërë pjesë e problemit, duke mbrojtur ose heshtur ndaj abuzimeve.
Në çdo rast, si qytetar dhe studiues, unë e kam bërë pjesën time. Kam ndjekur çdo rrugë të mundshme dhe sot ndihem i qetë, sepse kam bërë gjithçka që ishte në dorën time për të mbrojtur integritetin e dijes dhe të universiteteve tona.
Çfarë mesazhi i jep kjo nismë studentëve dhe pedagogëve të ndershëm në Shqipëri?
Mesazhi është i qartë: mos kini frikë! Deri më sot, jeni përbuzur dhe diskriminuar nga institucionet, por ky mund të jetë momenti i kthesës. Është koha të ndiheni krenarë për punën tuaj dhe të flisni hapur për sfidat që keni përballuar.
Shpresoj që kjo nismë të shërbejë si një ftesë për të ndërtuar një sistem të bazuar në meritokraci, ku puna, ndershmëria dhe përkushtimi vlerësohen, dhe jo anashkalohen. /Politiko.al/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38