Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili nxjerr videon: Segmenti Tiranë-Kashar plot me zhavor, asnjë punëtor vërdallë!

Vasili nxjerr videon: Segmenti Tiranë-Kashar plot me zhavor, asnjë
Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar këtë të enjte situatën aktuale në segmentin rrugor Tiranë-Kashar.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Vasili ka publikuar një video nga ky segment ku duket se është i mbushur me grumbuj zhavori anash. Vasili shkruan se në këtë aks po punohet për zgjerimin e rrugës por në terren nuk ka asnjë punëtor.

Vasili shprehet se punëtorët duhet ta përfundojnë zgjerimin e rrugës para se trafku të rëndohet më shumë nga sezoni veror, ndërsa ka ngritur akuza ndaj qeverisë se kjo e fundit po abuzon dita ditës. 

Reagimi i Vasilit

Trafiku ulerime, ndersa ne segmentin Tirane-Kashar shkretetire s'punon kush!

Ka filluar sezoni veror, levizjet jane shtuar ndersa trafiku eshte ulërimë.

Ne segmentin Tirane Kashar, ku gjoja po zgjerojne rrugën, nuk punon hiç njeri ne vend qe ta benin naten dite dhe ti mbaronin punimet.

Shiheni Videon e sotme, grumbujt e zhavorit dhe kembe njeriu qe te punojē.

Qeveri kaq abuzuese dhe arrogante deri ne neveri!

Të fundit