Flash News

E-TJERA

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, arrestohet 25-vjeçari

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, arrestohet

Një shqiptar i Kosovës është arrestuar në portin e Durrësit pasi ishte në kërkim nga u gjykata e Mitrovicës.

Policia raporton se 25-vjeçari u paraqit në sportel me pasaportë dhe kartë identiteti false, pas verifikimeve të kryera dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet në Kosovë, rezultoi se 25-vjeçari ishte në kërkim nga Gjykata e Mitrovicës për dy vepra penale, lidhur me narkotikët dhe plagosje të lehtë.

“Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive dhe ndalimin e shtetasve që synojnë të levizin ilegalisht, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin kosovar, Sh. M., 25 vjeç.“, njofton policia.

Të fundit