Flash News

E-TJERA

“Grupi shqiptar” në Kongresin Amerikan shtohet me tre përfaqësues nga Texas, Massachusetts dhe Michigan

“Grupi shqiptar” në Kongresin Amerikan shtohet me tre

Kongresmeni Pete Sessions (R-TX) është bashkuar zyrtarisht me Grupin (caucus) Shqiptar në Kongresin Amerikan.

Në një videomesazh, Kongresmeni Sessions, riafirmon përkushtimin për të mbështetur shqiptarët në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë Ballkanin. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të angazhimit të SHBA-së në rajon.
Gjithashtu, Kongresistet Lori Trahan (D-MA) dhe Delia Ramirez (D-IL) janë bashkuar zyrtarisht me Kaukusin Shqiptar në Kongresin Amerikan—duke shënuar një moment pozitiv për përfaqësimin shqiptaro-amerikan në Capitol Hill.
Kongresistja Lori Trahan, e cila përfaqëson Distriktin e 3-të të Massachusetts, sjell një përvojë të fortë në shërbimin publik dhe udhëheqjen e politikave. Kongresistja Delia Ramirez, që përfaqëson Distriktin e 3-të të Illinois, është latina e parë e zgjedhur në Kongres nga rajoni i Midwest-it.
Vendimet e tyre për t’iu bashkuar Grupit Shqiptar pasqyrojnë një përkushtim në rritje, dypartiak, për të mbështetur komunitetin shqiptaro-amerikan dhe të ardhmen e kombeve tona.
Sessions, Trahan dhe Ramirez përfaqësojnë distrikte kongresioanle me prani të fortë të komunitetit shqiptar në Amerikë.

Të fundit