Flash News

E-TJERA

Kontrollet ndaj Agasit/ Tomorri: Figurë me ndikim në strukturat e pushtetit! Kishte garanci nga Rama

Kontrollet ndaj Agasit/ Tomorri: Figurë me ndikim në strukturat e

Gazetari Klodian Tomorri, ka folur mbi kontrollet e ushtruara këtë të enjte, ndaj biznesmenit Ergys Agasit.

I ftuar në Syri Tv, Tomorri u shpreh se Agasi shihet si një personazh me profil të ulët në publik por në fakt sipas tij është një figurë me ndikim në strukturat e pushteti.

Tomorri shton se garancia për këtë ndikim është sipas tij vetë kryeministri Edi Rama.

Kishte ruajtur një profil të ulët, person që merret me biznes. Nuk dimë nëse Agasi hetohet për bizneset e tij, hetohet për akuzat që ka bërë Ahmetaj për lidhje me krimin, apo hetohet për ndikimin që mund të ketë ushtruar në mazhorancë në strukturat e shtetit?!

S’besoj se SPAK do japë informacion për këtë çështje, pasi kur mësyn në banesa nuk del me njoftime zyrtare. Del vetëm kur ka masa.

Kompanitë s’është se kanë qenë të lidhura me sektorin publik me tendera e koncesione. Mund të kenë marrë përfitime përmes skemave indirekte, këtë s’dimë ta themi.

Nga ana jo që kam parë, është se ka qenë figurë me ndikim në strukturat e pushtetit dhe një ndikim i tillë të vjen vetëm nga një njeri, Edi Rama”, tha Tomorri.

Të fundit