Flash News

E-TJERA

Gjyqi mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, më 3 korrik paraqiten konkluzionet përfundimtare

Gjyqi mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, më 3 korrik paraqiten

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës mes Albana Vokshit dhe Vilma Nushit.

Përplasja ka lindur prej komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi ku përfaqësuesja e PD-së akuzoi për shkelje në kontratën e check up-it. Në 3 korrik paraqiten konkluzionet përfundimtare. 

Pas përballjes në gjykatë, në deklaratën për mediat Vokshi theksoi se SPAK paraqiti këtë dokument, ku thuhet se për kallëzimin e bërë nga PD në vitin 2020 është regjistruar procedimi penal që është ende në fazën e hetimit.

Gjyqi mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, më 3 korrik paraqiten

Por për Vokshin kjo tregon procedim me emër konkret.

Në seancat e mëparshme palët kanë refuzuar pajtimin, ndërsa procesi ka arritur në momentet e fundit ku do të jepen qëndrimet e tyre dhe gjykata më pas do të dalë me vendim.

Të fundit