Flash News

E-TJERA

Kontrollet ndaj Agasit/ Hoxha: Koordinatori i ri i krimit dhe i Ramës!

Kontrollet ndaj Agasit/ Hoxha: Koordinatori i ri i krimit dhe i Ramës!

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me kontrollet e ushtruara këtë të enjte në banesën dhe zyrat e biznesmenit Ergys Agasi.

I ftuar në Syri Tv, Hoxha tha se Edi Rama e ka gjetur koordinatorin e ri të tij me krimin. Sipas gazetarit problemi kryesor është Edi Rama, sepse ky i fundit koordinatorët e tij me krimin do ti ndryshojë sipas rastit.

Hoxha: Koordinatori duhet të jetë njeri i sprovuar, i aftë, që të jesh i besuar, prova që i shkon deri në fund detyrës, që të jesh i besueshëm për të dy palët, se është pozicion i vështirë. Ne e shohim çfarë po i ndodh Vangjush Dakos. Ai ka qenë koordinatori i parë gati për 1 dekadë atje.

Koordinatori është edhe i krimit dhe i Ramës, se është një njeri që mban lidhjet mes botës së nëndheshme dhe mbidheshme. Ndryshe nga organizatat mafioze italiane nuk kemi strukturë piramidale, por kemi një shef dhe pastaj kemi një shtrirje horizontale.

Kreu i organizatës ka një koordinator që mban lidhjet poshtë që të fshehë gjurmët dhe të mos harxhojë kohë me krimin. Sa më shumë ata poshtë lënë gjurmë, aq më shpejt ai sipër përpiqet të presë fijet. Problemi është se janë kaq shumë fije tani, sa nuk e di kë të presësh më parë.

Ne do të merremi këto ditë me Ergys Agasin, por ai është thjeshtë koordinatori i radhës. Kreu i organizatës është problemi. Në rast se kreu i organizatës do vazhdojë të jetë në krye, koordinatorët do jenë vetëm numrat e radhës, ata do të ndërrohen për sa kohë ai sipër është i paprekur.

Gjithë problemi është se, si do të shkosh atje sipër. Këta koordinatorët kanë dhe një gjë, sepse ai i zgjedh si tipa intelektual. Janë tipa intelektualë, nuk janë tipa agresiv, përkundrazi janë njerëz që dhe në pamje, kur i takon janë shumë të sjellshëm, paqësor, edhe po të jesh i acaruar, sa i sheh ata zbutesh. Nuk ka thënë kot ai, që krimet intelektuale janë më të vështira për tu hetuar’.

Të fundit