Flash News

E-TJERA

Rinumërimi i votave, anëtari i KAS: Janë numëruar më pak se 10% të kutive, disa kandidatë kanë fletë të pa merituara

Rinumërimi i votave, anëtari i KAS: Janë numëruar më

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, bëri sot një prononcim për mediat nga pallati i sportit ‘Farie Hoti’ në Tiranë.

Braho tha se deri më tani janë numëruar më pak se 10% të kutive dhe se nga këto kuti PS dhe PD kanë humbur vota.

 Gjithashtu ka pas lëvizje në renditjen e kandidatëve.

“Janë numëruar më pak  se 10% të kutive. Ka  pasur ndryshime te partitë e mëdha si PD dhe PS kanë humbur vota për këtë proces…ka pasur lëvizje të disa kandidatë, disa kanë rezultuar se kanë vota të pamerituara por që disa tjerë kanë marrë më pak vota”, u shpreh anëtari i KAS.

Ledio Braho: Ne i kemi orientuar të gjithë numëruesit që janë staf të KQZ  dhe jo të partive politike,  që po ashtu po bëjnë transparencën maksimale. Kur ka pasur vota që kanë qenë të diskutueshme gjithmonë janë zgjedhur me vendimmarrje të KAS.

Rinumërimi i votave në Tiranë kishte të bënte me transparencën dhe  mendimet e disa kandidateve që ishte tjetërsuar votat brenda llojit.

Janë numëruar më pak  se 10% të kutive. Ka  pasur ndryshime te partitë e mëdha si PD dhe PS kanë humbur vota për këtë proces…ka pasur lëvizje të disa kandidatë, disa kanë rezultuar se kanë vota të pamerituara por që disa tjerë kanë marrë më pak vota.

Deri tani kanë qenë çështje të diskutueshme, nuk mund ti quash as gabime por janë çështje subjektiviteti të grupeve të numërimit.

Procesi i rinumërimit, i cili nisi më 11 qershor,  zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe në  të angazhohen 24 grupe numërimi.

Vendimi për hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave u mor nga KAS pas kërkesës së dy anëtarëve të tij që mbështetën kërkesat e opozitës.

Opozita nuk e njeh rezultatin zgjedhor të 11 majit ndërkohë që po denoncon në kancelaritë perëndimore sipas saj farsën elektorale. PD po përgatit një dosje të plotë të manipulimit zgjedhor për t’ua dorëzuar kancelarive të huaja.

Të fundit