
Flash News
Dyshohet se është vrarë, del foto e 23-vjeçarit që u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit
Aksioni në Theth, banori mes lotësh: Kam ndërtuar në tokën time me shpenzimet e jetës, shteti të mos i prishë
Drejtorët në shënjestër! Pas Fierit dhe Durrësit, Rama mbërrin në Elbasan
Emri/ Identifikohet 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
Aksioni i IKM-së në Theth, banorët dalin në protestë
'Xha Fatmiri me fustanellë! Tao me 2 hejbe bukë...e të pafetë e PS'
Nga Agron Gjekmarkaj
U pa që në Rinas se delegacionet parlamentare shqiptare ishin tejet të ngarkuara me mërira e zëte!
Ata u shfaqën gjithë turinj e hundë, në odën e pritjes së aeroportit të mbushur nga dora e Margeritit (ah Margeritnë e gjorë e zëvendësoi një zullap) vite më parë me xhubleta, tirqe, brandavekë e rroba arbëreshe që me zor ja hoqën nga shtati Mamices, e cila bashkë me Babon duan të bëjnë Arbërinë siç i ka hije, bahçe! Si më frikacak dhe jo protagonist, duke parë tufanin që frynte, shkova i pari, thoja me vete “këmbët e lehta, faqja e bardhë” dhe u fsheha në guzhinë, ku herë pas here lagia edhe fytin e tharë me ndonjë gjë e çoku cimbisja nga ku mund të shihja mesele!
Xha Fatmiri ishte veshur me rroba kombëtare labe: fustanellë, jelek dhe një dyfek lodër në krah; nga pas kishte me vete një orkestër popullore që u binte sazeve për sukseset që ka korrur komisioni i posaçëm! Ashtu në rropulli e sipër, u fut vrik në një kthinë, derisa balona u nis!
Evis Kushi, mbuluar kuq e zi, dukej si pasaporta europiane 2030, që befas shndërrohej në qilim fluturues! Saimir Koreshi u ndal te pragu me një shalqi sa një babunë, ku e çau fët fët e po aq seriozisht ja dha të ngrënës, se ç’të hamë – sokëlliu – mbetet e jona! Tao, po aq popullor, erdhi me dy hejbe të mbushura me bukë, djathë e mish qengji të zier; madje nja dy njolla yndyre i kishin mbetur në shpinë të xhaketës.
Bënte me dorë që kush të mundte të afrohej e të merrte, po Lavdrim Krashi ndalonte secilin: “Më mirë të uritur se bukë haram,” psherëtinte! Të gjithë ngrinë kur krisma dëgjoheshin në rrethinat aty pranë! Ishte këshilltari i grupit të PD-së, Everest Dedaj, me dy pistoleta që shtinte në ajër: pau pau – si paralajmërues i qametit!
Një buzëqeshje triumfi nuk i shqitej!
Pra, po vinte Gaz Bardhi! Ai vetë u shfaq me hungërima, britma, klithma: “Ku janë, ku janë?!” thërriste kërcënueshëm! Shihja se si deputetët vraponin me shpejtësi drite për t’u fshehur! Fat që Jorushi i Tabakeve, si nëpër balada, doli përpara me një dihame që të këpuste shpirtin, me një qarje të butë e madhështore, e i tha: “Pashë hatrin e Zotit, ndalu, se vetëm Eni Xake ka mbetur, se të tjerët ikën me vrap, i mori ushtria dhe po i çon në Zyrih!” Oerdi mërmëriste me vete: “Tranzit gloria mundi, tranzit gloria mundi”! Aty për aty u ndal zëzona! Strasburgu na priste!
Aeroplani u nis me uturimë! Dëgjoheshin aty-këtu vetëm skërmitje dhëmbësh që rrafshoheshin nga meria! Zheni Bebi Gjergji shpërndante melhem, e aspirina!
Ina Zhupa lexonte një lajm se në Tiranë po festohej ditëlindja e Mbretit Karlo, dhe plot pezëm, Koreshi hodhi idenë: pse nuk festojmë vitet e Jorushit më mirë – e qajme per monë e madh, ka më kontribute dhe ka marrë mbi 20 mijë vota!
“Jo, jo,” tha Gazi, “duhet diçka më e peshuar, më institucionale – ndoshta ditëlindja e Mamices është më përbashkuese për katër vilajetet!”
Zbritëm ashtu si dreqër me dorën në çark! Lajmi që përhapte frikë kishte mbërritur para nesh! Toni Gogu ishte larë, rruar e qethur për t’i çuar deri në fund vullnetin e Zotit!
Na priti i veshur si pastor, me librin e shenjtë nën sqetull e ujë të bekuar në dorë, e filloi me të pafetë e partisë së vet, dhe më pas me ne – besimtarët! Na qetësoi dhe kësisoj shpëtoi Europën nga një kataklizmo! Shënjtoret e nisin me gjëra njerzore!
Të fundit



Tabaku: Pengesa kryesore për integrimin europian vazhdon të mbetet qeverisja
9 Korrik 2025, 10:59
U gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit, 23-vjeçari ka dëmtime në pjesën e fytit
9 Korrik 2025, 10:41


Hoxha: Do kemi një parlament që do ja kalojë çdo programi humoristik!
9 Korrik 2025, 10:10

Drejtorët në shënjestër! Pas Fierit dhe Durrësit, Rama mbërrin në Elbasan
9 Korrik 2025, 09:53
Emri/ Identifikohet 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
9 Korrik 2025, 09:42
Aksioni i IKM-së në Theth, banorët dalin në protestë
9 Korrik 2025, 09:34
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
9 Korrik 2025, 09:18
DW: Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
9 Korrik 2025, 09:01
“Nuk pi ujë diploma”, rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025
9 Korrik 2025, 08:56


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Korrik 2025, 08:25
Diell dhe reshje shiu, e mërkura me mot të paqëndrueshëm
9 Korrik 2025, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2025, 07:52

Tabaku: Salianji mbajti një kosto politike që nuk e ka mbajtur askush në Shqipëri
8 Korrik 2025, 22:36


Sekretet për të shijuar verën si një ‘profesionist’
8 Korrik 2025, 21:45


Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Tym toksik dhe probleme të thella qeverisjeje
8 Korrik 2025, 21:13
Ndotje alarmante në Fushë-Arrëz, mbetjet e fabrikës së bakrit 'skuqin' lumin Fan
8 Korrik 2025, 21:07

Sondazh/ Si e vlerësoni ndërhyrjen e kryeministrit në pushtetin vendor?
8 Korrik 2025, 20:40
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar
8 Korrik 2025, 20:24
Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në tokën tonë
8 Korrik 2025, 20:11
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani: Të hetohet në mënyrë të pavarur!
8 Korrik 2025, 20:06
Trump premton se SHBA-të do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë
8 Korrik 2025, 19:54

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni
8 Korrik 2025, 19:23
Rama akuzon qeverinë për bllokim të buxhetit: Janë prekur të gjitha shërbimet jetike
8 Korrik 2025, 19:10

Rihapet çështja e vrasjes së mësueses italiane, e dyshuar një 47-vjeçare shqiptare
8 Korrik 2025, 18:40

Salianji pas rikthimit: Nuk kam bërë opozitë për funksione, por për vokacion
8 Korrik 2025, 18:23
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet Salianji
8 Korrik 2025, 18:16
Hyri në ujë për të shpëtuar dy turistë, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër
8 Korrik 2025, 18:05
Salianji nga selia e PD: Çova para drejtësisë një trafikant droge
8 Korrik 2025, 18:03
Pas Fierit, Rama “zbarkon” në Durrës, priten shkarkime (video)
8 Korrik 2025, 17:53
VIDEO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, pritet nga mbështetësit
8 Korrik 2025, 17:45

BE-ja miraton hapat përfundimtarë për anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë
8 Korrik 2025, 17:43

Zhupa pas lirimit të Salianjit: Frymëzim për çdo opozitar
8 Korrik 2025, 17:19
Ndahet nga jeta aktori David Killick
8 Korrik 2025, 17:09
Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre
8 Korrik 2025, 17:01


I kërcënoi me shkarkime, Rama mbërrin në bashkinë e Fierit
8 Korrik 2025, 16:39
Temperaturat ekstreme, mbyllet përkohësisht Akropoli në Greqi
8 Korrik 2025, 16:30

Zbulohet parcela me kan*bis në Mazhë të Krujës
8 Korrik 2025, 16:13

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA
8 Korrik 2025, 15:52

Erëzat që ju mbrojnë nga mushkonjat!
8 Korrik 2025, 15:30

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo, një i plagosur
8 Korrik 2025, 15:11
Berati, 17 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s
8 Korrik 2025, 15:03


Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor, nga ushqimet
8 Korrik 2025, 14:29
VIDEO/ Shembet çatia e restorantit në Itali, një viktimë dhe dhjetë të plagosur
8 Korrik 2025, 14:18
Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn
8 Korrik 2025, 14:07

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
8 Korrik 2025, 13:31

Ohri në "listën e zezë" të UNESCO-s, Zhupa: Shuplakë për qeverinë shqiptare dhe AADF
8 Korrik 2025, 13:12

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Rama dhe Xhafa!
8 Korrik 2025, 13:00

Plagosje me thikë në bulevardin e Peshkopisë
8 Korrik 2025, 12:44
Salianji reagon për herë të parë pas lirimit: Do jem në konferencë në orën 17:00
8 Korrik 2025, 12:36
Shtyhet seanca gjyqësore për "Plumbin e Artë", dy avokatë tërhiqen nga procesi
8 Korrik 2025, 12:21
Gjykata e Fierit vendos lirimin me kusht të Ervin Salianjit
8 Korrik 2025, 12:15
Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor nga ushqimet
8 Korrik 2025, 12:00


Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
8 Korrik 2025, 11:16
Nis sot faza e parë e aplikimit në universitete
8 Korrik 2025, 11:10
Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
8 Korrik 2025, 10:53
Trump paralajmëron tarifa për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën
8 Korrik 2025, 10:37
Gjeli i Thethit dhe gjeli i plehut
8 Korrik 2025, 10:24

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
8 Korrik 2025, 10:01
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
8 Korrik 2025, 09:50
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56

