Flash News

E-TJERA

INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024-ës

`INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaku kryesor i vdekjeve në

Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut dhe ato të zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024-ës. 

Raporti vjetor i INSTAT publikon shifrat dhe rezulton se mes tyre kryesojnë problemet kronikë të zemrës, pasuar nga ishemitë dhe sëmundjet e enëve të trurit.

Shkaku i dytë janë simptomat dhe sëmundjet e papërcaktuara mire, e hasur kryesisht tek femrat dhe që zë 21,5% të totalit të vdekjeve. Brenda këtij grupi, vdekjet nga pleqëria përbëjnë 70,7 %.

Sëmundjet tumorale shkaktojnë më shumë vdekje tek meshkujt dhe janë shkaku i  tretë i fataliteteve duke zënë 15,3% të totalit dhe ku kryesojnë tumoret e aparatit tretës.

INSTAT raporton se 97 % e vdekjeve kanë ndodhur si pasojë e shkaqeve natyrale, 1,9 % si pasojë e aksidenteve, 0,2 % nga vrasjet dhe  0,9 % si pasojë e vetëvrasjeve.

INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaku kryesor i vdekjeve në

Të fundit